Një sezon i ri, me balancë dhe ekuilibër të pret. Zbulo se si do të ndikojë sezoni i Peshores në shenjën tënde të horoskopit.
Dashi
Në këtë periudhë, do të ndjesh nevojën që të shpenzosh më shumë kohë me njerëzit që do, pasi e gjithë vëmendja e Peshores shkon te dashuria dhe koha cilësore, e kaluar me të shtrenjtët e tu. Pra, planifiko më shumë udhëtime, date dhe memorizo kujtime të bukura.
Demi
Shumë punë, ama edhe shumë argëtim me kolegët. Në drejtimin e punës po fryn një furtunë me mundësi të reja dhe ndoooshta një pëlqim i ri brenda zyrës.
Binjakët
Nëse je single, është koha e duhur që të shkëlqesh dhe të rrëmbesh vëmendjen e atij/asaj që ke qejf. Në këtë periudhë, do të kesh në majë të gishtave të gjithë admirimin e njerëzve që të rrethojnë.https://19e715c31109fc32c13f7cc790c3b013.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Gaforrja
Peshorja është shenja e marrëdhënieve dhe e balancës. Një moment i ri për t’u rilidhur me njerëzit që ndoshta ke humbur kontaktet, me kushërinjtë dhe me personat me të cilët ke shpenzuar fëmijërinë. Në tetor, e dashur Gaforre, do të rikthehesh në shtëpi!
Luani
Je shumë i zënë me punë dhe me planet me miqtë, ama mos harro t’i kushtosh rëndësi dhe vëmendje familjes dhe raporteve të reja me njerëz të rinj!
Virgjëresha
Në këto momente, je në dilemë për të gjetur pasionet, dëshirat dhe për të plotësuar qëllimet që ke në një lidhje. Ti ke tendencës të përkushtohesh më shumë seç duhet në marrëdhënie me të tjerët, por gjatë sezonit të Peshores, do të kërkosh (dhe me të drejtë) të përmbushësh nevojat e tua.
Peshorja
Në këtë sezon, ti je ylli kryesor! Është çasti i duhur për të nisur projekte, punë dhe marrëdhënie të reja, të cilat mund të jenë afatgjata dhe të kenë shumë domethënie në jetën tënde. Shpenzo më shumë kohë me miqtë e ngushtë dhe me njerëzit që pëlqen.
Akrepi
Balancën po kërkon dhe balancën do të gjesh. Ish-at mund të rikthehen nga momenti në moment, projektet e papërfunduara do të jenë prapë në qendër të vëmendjes, ama, ti duhet të shkëpusësh çdo lidhje me të shkuarën.
Shigjetari
Je një flutur sociale dhe do vetëm të largohesh nga miqtë toksikë. Në fund të këtij sezoni, do të gjesh vendin dhe miqtë me të cilët përshtatesh 100%.
Bricjapi
Në këtë moment kritik, i dashur Bricjap do të fokusohesh eeeedhe më shumë në karrierë (tipike, apo jo?). Po përfundon projekte të mëdha dhe më në fund, puna jote po vlerësohet dhe shpërblehet. Si përherë, bëj më të mirën dhe në fund të muajit, do të marrësh një rritje page.
Ujori
Ky sezon përkon me zgjerimin e horizontit dhe përqafimin e perspektivave të reja. Do të takosh njerëz që janë ndryshe nga ti dhe kjo do të të ndihmojë ta njohësh edhe më mirë veten.
Peshqit
Jeta jote sentimentale sa vjen e bëhet më pasionante dhe intime. Sezoni i Peshorës të fton të njohësh edhe më tepër veten dhe personin e zemrës, për t’u lidhur ngushtë në çdo nivel.