ITALI– Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës, i cili vepronte mes Asti dhe Santa Vittoria d’Alba dhe drejtohej nga 2 vëllezër shqiptarë, 35 dhe 36-vjeç.
Ishte operacioni ‘Bad Boys” që zbuloi aktivitetin e grupit kriminal, i cili kishte të bënte me shpërndarjen e kokainës. Lënda narkotike vendosej brenda disa kavanozëve dhe më pas në nën tokë, për t’u tregtuar në zonë. Hetimet paraprake thonë se fitimet e vlerësuara të grupit janë rreth 1.5 milionë euro. Si rezultat i operacionit u gjetën 4.7 kilogramë kokainë, u hetuan 30 persona, dhe u kryen 12 arrestime gjithsej.
4 shqiptarë të moshës 20 deri në 36 vjeç u lanë nën masën e arrestit me burg, ndërsa 8 persona të tjerë iu nënshtruan masës së sigurimit detyrim paraqitje. Në krye të grupit kriminal ishin dy vëllezërit shqiptar 35 dhe 36 vjeç, të cilët kanë menaxhuar gjithçka, njëri prej tyre fillimisht nga burgu i Cuneos, më pas nga shtëpia e tij, ku ishte në arrest shtëpie.
Grupi kriminal, përveç dy vëllezërve përbëhej madje dhe nga bashkëshortet dhe dy kunetërit e tyre, të cilët i përkushtoheshin veprimtarisë së fshehjes, ndalimit, furnizimit dhe shitjes së kokainës, të cilët furnizonin nipin dhe 20-vjeçarë të tjerë me një hektogram dhe të cilin e shpërndanin në sheshet mes Astit, Albës dhe Bra.
Të ardhurat nga shitja u jepeshin më pas dy vëllezërve, të cilët drejtonin efektivisht grupin kriminal. Njëri prej këtyre vëllezërve mundi të menaxhonte gjithçka edhe nga burgu i Cuneos, ku ishte fillimisht dhe më pas nga shtëpia, ku i ishte nënshtruar arrestit shtëpiak.