Qendra e djathtë ka fituar zgjedhjet politike në Itali. Në fjalën e saj Giorgia Meloni, e cila pritet që të jetë kryeministre e Italisë u shpreh se ‘është koha e përgjegjësisë. Ne do të qeverisim për të gjithë italianët’. Meloni tha se kjo do të jetë një qeveri e udhëhequr nga ‘Frateli di Italia.’.
Koalicioni i udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë ka një shumicë të qartë. Në senat Qendra e Djathtë ka marrë rreth 43% të votave, ndërsa Qendra e Majtë ka marrë rreth 27%.
‘Fratteli di Italia’, është partia e parë me më shumë se 26% të votave, Lega bie në 9% ndërsa Forza Italia e Silvio Berslusconit është rreth 8%.
Ndërkohë Partia Demokratike e Enrico Letta është rreth 20%, Action-Italia Viva kalon 7%, Alleanza Verdi e Sinistra është mbi 3%, + Evropa 3%, Italexit rreth 2%, Unione Popolare rreth 1, 5%, Ne Moderat me 1.1 %. Lëvizja 5 Yje është në 15%.
63,95% morën pjesë në votime. Kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë për zgjedhjet e përgjithshme (në raundin e mëparshëm zgjedhor të 2018 në të njëjtën kohë, 73,01% kishin shkuar në votime).
Lajm në përditësim…