Giorgia Meloni, Kryetarja e partisë “Vëllezërit e Italisë” që fitoi zgjedhjet parlamentare në Itali, ka siguruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se Italia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.
“I dashur Volodymyr Zelensky, ju e dini se mund të mbështeteni në mbështetjen tonë besnike për kauzën e lirisë së popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe mbani besimin tuaj të palëkundur!”, ka shkruar Meloni në Twitter.