Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, java e ardhshme në vend do të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qëndrueshme. Këto do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta. Karakteristikë do të jetë prania e mjegullinës së mëngjesit në shumë lugina.
Ditën e hënë në verilindje e lindje të vendit do të krijohen kushtet për reshje të përkohshme shiu.
Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë dhe mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat gjatë javës parashikohen të luhaten si në figurë.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak