Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në Itali.
Viktima, Edi Berisha, ishte duke udhëtuar bashkë me të bijën momentin tragjik të aksidentit. Aksidenti ka ndodhur dje, 13 tetor në Brescia. Sipas medieve vendase makina e shqiptarit u përplas me një kamion.
Për fat të mirë foshnja 1-vjeçare ka shpëtuar, pasi ndodhej në sediljen pas të makinës, në ulësen e posaçme për fëmijë. Edi Berisha ndërroi jetë menjëherë, vajza e vogël u shpëtua dhe u shtrua në spital, ku mbërriti me helikopterin e shpëtimit.
Lëndime jo të rënda edhe për shoferin e kamionit 52-vjeçar.