• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BB: Vala e re e emigracionit e të rinjve, shqetësim për fuqinë punëtore

02/11/2022
in Ekonomi
0
BB: Vala e re e emigracionit e të rinjve, shqetësim për fuqinë punëtore

Një valë e re emigrimi e të rinjve shqiptarë është një nga shkaqet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore, vuri në dukje Banka Botërore, në raportin e fundit për zhvillimet rajonale.

Banka analizoi se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të bizneseve në rajon

Megjithëse rritja potenciale në Ballkanin Perëndimor pritet të forcohet gjatë viteve 2022–2030, ajo do të jetë nën presionin e zhvillimeve të brendshme rajonale.

Banka vlerëson se tendencat e pafavorshme demografike do të ndikojnë negativisht perspektivat e rritjes në Ballkanin Perëndimor.

Plogështia në përmirësimin e cilësisë institucionale, perceptimi i dobët mbi efektivitetin e qeverisë dhe kontrollin e korrupsionit, mungesa e mundësive për punë cilësore, rritja e informalitetit, rritja pabarazisë kanë përkeqësuar çështjet strukturore afatgjata, si p.sh. pakësimi i ofertës së punës nga plakja dhe emigrimi, analizon Banka Botërore.

Kufizimet mbi tregun e punës nuk krijojnë klimë të favorshme për investimet e huaja, zhvillimin e sektorit privat dhe produktivitetin e firmave. Në një analizë të mëparshme për potencialet e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, Banka vuri në dukje se, treguesit e produktivitetit të punës në Shqipëri kanë ngecur që nga viti 2009 dhe janë shumë nën mesataret, si për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) ashtu edhe shtatë vendet e vogla të tranzicionit nga ekonomitë e Europës.

Dëshira e shprehur për të emigruar tani arrin kulmin midis grup-moshës 27-30 vjeç në Shqipëri, duke sugjeruar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike të Shqipërisë. Ndërkohë, flukset hyrëse të konsiderueshme të remitancave po dekurajojnë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore.

Të dhënat mbi azilkërkuesit në BE dhe Britaninë e Madhe tregojnë se tendencat e largimit nga Shqipëria janë rritur dy vitet e fundit pas pandemisë. Trendi është përshpejtuar këtë vit pas vënies në funksion të një kanali të ri emigrimi nga Franca ne Britani të Madhe me gomone. Mbi 15 mijë azilkërkues shqiptare u regjistruan në 6-mujorin e parë në BE dhe Britani.

Një anketë e INSTAT në vitin 2019 ka zbuluar se nga viti 2011 deri në vitin 2019 kanë emigruar nga vendi 360 mijë persona. Gjithashtu nga të dhënat e Eurostat, nga viti 2008 deri në 2021-n rreth 750 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian./ Monitor

Tags: albanewslargimi i te rinjve nga vendi
Previous Post

‘Kushtojini vëmendje marrëdhënieve me të tjerët!’ Parashikimi i horoskopit nga Paolo Fox për këtë të mërkurë

Next Post

Shumë shpejt pritet që të hapë dyert, Rama publikon pamjet nga ambientet e rindërtuara të spitalit Infektiv

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Shumë shpejt pritet që të hapë dyert, Rama publikon pamjet nga ambientet e rindërtuara të spitalit Infektiv

Shumë shpejt pritet që të hapë dyert, Rama publikon pamjet nga ambientet e rindërtuara të spitalit Infektiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.