• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Sezoni turistik solli 560 milionë euro shtesë në llogaritë bankare

05/11/2022
in Ekonomi
0
Sezoni turistik solli 560 milionë euro shtesë në llogaritë bankare

Sezoni turistik i këtij viti ka sjellë 560 milionë euro shtesë në sektorin bankar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për periudhën mes fillimit të muajit qershor dhe fundit të muajit shtator, totali i depozitave bankare në euro ka shënuar një rritje të fortë, me pothuajse 10%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shtesa e depozitave bankare në euro është rreth 4.3% më e lartë.

Rritja më e lartë ka ardhur gjatë muajit gusht, periudhë që zakonisht përfaqëson edhe pikun e sezonit veror. Në gusht, depozitat bankare u rritën me 257 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e rritjes ishte e shpërndarë mes muajve të tjerë.

Rritja e depozitave bankare dhe sidomos atyre në valutë në muajt e verës është një fenomen i lidhur kryesisht me prurjet nga turistët e huaj dhe pjesërisht nga emigrantët shqiptarë që kthehen në Shqipëri për pushime. Rritja e ndjeshme e depozitave bankare në euro mund të jetë një tjetër tregues i tërthortë i sezonit pozitiv turistik për këtë vit. Për nëntë muajt e parë të vitit, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në përgjithësi, bilanci i pagesave këtë vit po shfaq një tendencë në përmirësim. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin 2022 deficiti i llogarisë korrente kishte vlerën e 469 milionë eurove, në rënie me 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Përveç turizmit, ngushtimi i deficitit të jashtëm është mbështetur nga fasoneria, eksportet e tjera të shërbimeve dhe nga remitancat. Përveç ngushtimit të deficitit të llogarisë korrente, një kontribut të lartë në flukset valutore po jep edhe llogaria financiare dhe kryesisht investimet e huaja direkte, që deri në mesin e këtij viti ishin në vlerat më të larta historike.

Në fund të muajit shtator, depozitat në euro shënuan rekordin e radhës historik, duke arritur vlerën e 6.17 miliardë euro. Me bazë vjetore, totali i depozitave në euro është rritur me 17.8%. Depozitat në euro po rriten paralelisht si për klientët biznes, ashtu edhe për individët. Megjithatë, individët vazhdojnë të kenë ritmet më të larta të rritjes dhe të zotërojnë peshën kryesore kundrejt totalit të depozitave në euro. Rritja vazhdon të përqendrohet kryesisht tek llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat.  Pesha e tyre në fund të shtatorit arriti në pothuajse 63% të totalit. Kjo është një tendencë disavjeçare, e lidhur me normat shumë të ulëta të interesit që kanë zbehur stimujt për t’i mbyllur fondet në depozita me afat. Euro po jep kontributin kryesor në rritjen e depozitave bankare për këtë vit dhe po fiton më shumë peshë në strukturën e tyre bankare sipas monedhës, me gjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për ta reduktuar peshën e saj, nëpërmjet disa masave rregullatore në vitin 2018. Por, prania e Euros në ekonominë shqiptare duket se ka rrënjë të thella dhe përpjekjet për ta “luftuar” vetëm brenda sektorit financiar nuk po japin shumë sukses.

Tags: albanewsekonomisezoni turistik
Previous Post

Mariah Carey po i përgatit që tani njerëzit për Krishtlindje, në mënyrat më të lezetshme

Next Post

Lë pas Zuckerberg, pronari i “Nutella” llogaritet të jetë njeriu më i pasur

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Lë pas Zuckerberg, pronari i “Nutella” llogaritet të jetë njeriu më i pasur

Lë pas Zuckerberg, pronari i “Nutella” llogaritet të jetë njeriu më i pasur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.