KOSOVË– Një e moshuar kishte shkuar në azil për të pasur një përkujdesje të shtuar, por ka pasur fatin e keq të bjerë në duart e disa kujdestareve që e kanë keqtrajtuar, fimuar dhe tallur me të. Së fundmi është publikuar një video, ku shihet se si infermierja e identifikuar si Aurona Pelaj e ka dhunuar të moshuarën në mënyrë çnjerëzore, teksa koleget e saj, asnjëra nuk ka ndërhyrë, por shfaqen duke u shkrirë së qeshuri. Ngjarja ka ndodhur më 29 tetor, por është bërë publike ditën e sotme.
“Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë infermierja.
Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi kanë dhunuar të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër, identiteti i të cilës nuk dihet. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ka tronditur opinionin publik, teksa vajza në dëshminë e saj në Polici ka treguar se “është vetëmbrojtur, pasi e moshuara e ka sulmuar e para”.
“Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër”. (…) Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe”, ka thënë ajo.
Pas publikimit të videos, vajza e të moshuar e ka nxjerrë nga azili. Ajo paguante rreth 600 euro në muaj që infermierët të kujdeseshin për nënë e saj, pasi vuante nga ‘Alzheimer’, mirëpo, në vend të përkujdesit, nësa e saj është dhunuar, teksa ka pasur edhe një tjetër denoncim për rast dhune në këtë azil privat, por që nuk ishte marrë parasysh nga institucionet përkatëse të Kosovës. Babai i infemieres, Naim Pelaj i ka kërkuar falje familjes së dëshmorit, teksa iu ka bërë thirrje organeve të drejtësisë, që të merren me rastin që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat, për të cilat e ngarkojnë”