Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për dhunën ndaj të moshuarës në Kosovës. Ai e ka cilësuar si një ngjarje të tmerrshme, ku tha se organet kompetente kanë nisur punën për të çuar përpara drejtësisë përgjegjëset.
“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.
Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, shkruan Kurti.