TIRANË- Në komisionin për Veprimtarinë Prodhuese po diskutohet për buxhetin e vitit 2023, ndërsa ministrja e për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, teksa prezantonte buxhetin, u përplas me deputetët demokrat. Duke u ndalur tek diskutimet për rritjen e çmimit të energjisë, ministrja Belinda Balluku theksoi se çmimi i energjisë nuk është rritur, dhe se vendosja e fashës 800 kilovat do të është në ‘dorë të Zotit’. Kjo pasi sipas ministres ndikohet në kushtet atmosferike. Sipas Ballukut, qeveria do të presë deri në datën 7, dhe më pas do të shihet nëse do të ketë prurje, ndërsa tendenca është që mos të vendosë fasha 800 kilovat.
‘Çmimi i energjisë nuk është rritur. Uroj që çmimi i energjisë mos të rritet, por këto janë punët e Zotit! Jo nuk ja kemi lënë Zotit, po do intensitet kapital infrastruktura e energjisë dhe do kohë. 4% e konsumatorëve, kalojnë 800 kilovat. Në muajin me konsumin më të lartë të vitit kemi 58 mijë familje. Fashat janë vendosur kudo. Nëse do të ketë reshje shiu. E kemi lënë të hapur për ta parë deri në datën 7 nëse do kemi prurje. Do të jetë fat nëse nuk do ta vendosim atë fashë. Fakt është që konsumi ka rënë ndjeshëm.’- u shpreh Balluku.
Duke u ndalur tek investime në veri të vendit në infrasktrukturë, pasi deputeti demokrat Helidon Bushati, akuzoi për diskriminim në investime ndërmjet qarqeve të veriut dhe atyre të jugut, ministrja Belinda Balluku theksoi se nuk ka asnjë diskiminim nga ky aspekt. Balluku u ndal edhe tek ndërtimi i autostradës Milot-Balldren, ku tha se me kompaninë koncesionare ka ndërprerje të kontratës në mënyrë të njëanshme për mosplotësishm të kushteve. Ministrja u shpreh se në fillim të vitit 2023 do të hapet gara për një kontratë koncesionare.
‘Milot-Balldren, nuk ndodhet në buxhetin e këtij viti. Pasi ka qenë një kontratë koncesionare. I kemi shtyrë afatet për shkak të pandemisë. Megjithatë në 16 dhjetor të 2021 i kemi dërguar letrën e fundit shoqërisë koncesionare për zgjatjen e kontratës. I kemi dhënë mundësi që të gjejë financimin dhe i kemi dërguar shkresën për zgjedhjen e kësaj kontrate, pasi lidhej me sigurimin e financimit. Kishte edhe mangësi me elementët e nevojshëm për zbatimin. Ka një ndërprerje të kontratës në mënyrë të njëanshme për mos plotësim të kushteve. Patjetër që është e nevojshme që të bëhet. Por siç kemi zgjidhur problematikën e lotëve të tjera, edhe Milot-Balldren nga një kontratë PPP do të kalojë në një kontratë koncesionare, që do i hapet gara në fillim të vitit 2023. As nuk diskriminohet kush dhe as nuk favorizohet kush, nëse unë jam drejtuesja e qarkut. Marr Kukësit! Nuk keni ardhur këtu për qarkun tuaj, unë jam përfaqësuese e veriut për vete. Në veri ne sot e kësaj ditë në vazhdojmë punimet në rrugën e Kombit. Në veri vijon dhe punohet. Është edhe plani Milot-Muriqan dhe Vlorë-Hani-Hotit. Shkodra ka investime në hekurudhë dhe në infrastrukture dhe do të ketë dhe investimin e Milot-Balldrenit.’- tha Balluku.