Është bërë publike autopsia e 35-vjeçares Hamide Magashi, që u vra nga ish-bashkëshorti në ambientet e spitalit në Prishtinë.
Mediat në Kosovë shkruajnë se autopsia zbulon se në trupin e viktimës janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks. Familjarët e viktimës kanë treguar se 35-vjeçarja që ishte edhe shtatzënë ka qenë e divorcuar nga ish-bashkëshorti.