Horoskopi i Paolo Fox Dashi: Shmangni diskutimet në dashuri sepse jeni veçanërisht nervoz. Këtë të premte rrezikoni të përfshiheni nga tensioni edhe në vendin e punës. Fjala e parë dhe e fundit është: qetësohu!
Horoskopi Paolo Fox Demi: Për ata që jetojnë në një marrëdhënie të qëndrueshme në çift, periudha është jashtëzakonisht e favorshme, ndërsa ata që janë beqarë mund të përjetojnë aventura të bukura. Mos nxitoni në punë, jepini kohë bërjes së gjërave.
Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Për ata që janë vetëm dhe duan të bëjnë takime të reja, është e nevojshme të merreni me to, ndoshta duke planifikuar një dalje të këndshme. Do të merrni oferta pune, por kujdes, nuk është e thënë që janë të duhurat për ju.
Horoskopi Paolo Fox Gaforrja: Jeni më të qetë se ditët që sapo kanë kaluar dhe mund të shihni zgjidhje që nuk i keni parë deri më tani. Profesionalisht gjithçka po merr kthesën që keni shpresuar.
Horoskopi i Paolo Fox Luani: Nëse jeni vetëm, mos u kapni nga trishtimi dhe mos u hidhni në sherr, rrini me njerëz të rinj. Mund të planifikoni projekte pune, tani është koha e duhur.
Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Nuk është një periudhë e mirë për ju, jeni gjithmonë shumë të prirur për të pasur diskutime që nuk çojnë në asgjë të mirë në dashuri. Edhe puna për momentin nuk po shkon në mënyrën më të mirë. Gjithsesi, së shpejti do të jeni në gjendje të shpengoni veten.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Mund të keni komplikime në marrëdhëniet sentimentale. Është një moment paksa i vështirë edhe në nivel profesional, ndoshta është më mirë të kërkoni sqarime.
Horoskopi i Paolo Fox Akrepi: Mundohuni të mos jeni shumë impulsiv, sjellja juaj mund të largojë personin që doni. Duhet ende pak kohë që planet tuaja të punës të realizohen.
Horoskopi i Paolo Fox Shigjetari: Do të jetë një ditë pozitive, edhe nëse nuk jeni saktësisht në formën tuaj më të mirë. Në punë përgatituni për ndryshime.
Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi: Mundohuni të jeni të duruar me partnerin, këtë të premte jeni veçanërisht të shqetësuar. Gjendja juaj shpirtërore nuk do jetë e favorshme as në planin profesional.
Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Do të rikthehet harmonia në çift për ata që kanë kaluar një periudhë tensioni. Në punë dëshironi të ndryshoni.
Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Jeni në një fazë rikuperimi përsa i përket marrëdhënieve sentimentale. Në punë, nëse nuk hezitoni dhe hidheni në aventura të reja profesionale, mund të shpërbleheni.