Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti udhëtoi drejt Pragës ku dorëzoi zyrtarisht aplikimin e Kosovës për BE, Presidencës Çeke. Kjo datë përkon me paralajmërimin e Vuçiç se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë për dërgimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore në Kosovë. Serbisë pritet të mbajë një seancën e qeverisë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në të cilën do të miratohet kërkesa e Beogradit për të kërkuar kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Ndryshe dje krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës.