Nga sot transporti publik në Shkup nuk do të jetë më falas. Rekomandimet dhe masat e ndërmarra për shkak të ndotjes së ajrit në kryeqytetin maqedonas, janë hequr duke bërë të pavlefshëm vendimin për transport publik falas.
Ndërmarrja Publike për Qarkullim në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se nga sot ndërpritet transporti publik falas, vendim ky i cili u mor të shtunën si masë kundër ndotjes së ajrit që sipas mediave maqedonase ishte në nivele alarmante. Por ky vendim nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë.