Horoskopi Paolo Fox Dashi: Yjet janë intriguese për dashurinë, nëse keni takuar së fundmi një person interesant, mos e lini të largohet. Në punë shtyjini për të mërkurën detyrat me përgjegjësi më të madhe.
Horoskopi Paolo Fox Demi: Në dashuri ka pak konfuzion, jeni të sigurt që interesi është reciprok edhe nga ana tjetër? Në punë, lodhja ndihet, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të relaksuar.
Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Qiell interesant për dashurinë, nëse jeni në çift prej disa kohësh, ka të ngjarë që nga pranvera të arrini të vendosni në “tavë” një projekt të rëndësishëm. Në punë kushtojini vëmendje mosmarrëveshjeve me shefat.
Horoskopi Paolo Fox Gaforrja: Këtë të martë 10, është një qiell që fton maturi, nëse ka pasur ndonjë mosmarrëveshje me partnerin/en tuaj, është më mirë të mos nxisni polemika. Në punë, profesionistët e lirë do të kenë një marzh fitimi më të madh.
Horoskopi Paolo Fox Luani: Qielli është intrigues për dashurinë, por kujdes mos u kapni në dy kunguj se sqetulla vetëm një mban! Në punë do të dëshironit të ndryshoni dhe të përfshiheni, por përpiquni të mos merrni vendime të nxituara.
Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Ky qiell është i bukur për ndjenjat! Nëse jeni beqarë do të bëni mirë të shikoni përreth, ndërsa nëse keni një person në zemër mos hezitoni të dilni përpara. Në punë, diçka po lëviz, ka një frymë të re.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Nëse kohët e fundit keni takuar një person të mirë, mos e lini të largohet, emocione të reja janë në rrugë e sipër. Në punë, mos nxitni debate me kolegët, janë të kota.
Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Ky qiell është i bukur për çiftet, nga tani deri në pranverë një projekt i rëndësishëm mund të fillojë të marrë formë. Në punë mos hidhni hapa të nxituar, por peshoni mirë çdo zgjedhje.
Horoskopi Paolo Fox Shigjetari: Qielli është interesant për dashurinë, mos u mbyllni në shtëpi! Një miqësi mund të rezultojë të jetë diçka më shumë. Në punë favorizohen profesionistët e lirë.
Horoskopi Paolo Fox Bricjapi: Në dashuri është momenti i duhur për të nisur një projekt të rëndësishëm, favorizohen çiftet që mendojnë të zgjerojnë familjen. Në punë angazhimi juaj do të shpërblehet dhe kënaqësia nuk do mungojë.
Horoskopi Paolo Fox Ujori: Qiell interesant për zemrat e vetmuara, përpiquni të zgjeroni rrethin e kontakteve tuaja! Në punë favorizohen kontaktet me qytete të tjera.
Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Në dashuri nevojitet qartësi më e madhe. Nëse jeni të interesuar për dikë pse nuk dilni hapur? Lajmet që vijnë në punë janë të mira, kërkesa juaj mund të pranohet.