• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Çmimet e apartamenteve në Shqipëri në 2022 u rritën 2,5 herë më shumë se në shtetet e BE

11/01/2023
in Ekonomi
0
Modeli ekonomik i Shqipërisë ka prodhuar pabarazi, 66% e shqiptarëve e konsiderojnë problem

Çmimet e apartamenteve në Shqipëri për 3-mujorin e tretë të 2022 janë rritur rreth 2,5 herë më shumë se çmimet e banesave në shtetet e eurozonës dhe BE-së. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë indeksi i çmimeve të apartamenteve në 3-mujorin e tretë ishte 17,6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021. Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike.

Rritja është e shpejtë jo vetëm në raport me periudhat e kaluara, por edhe me shtetet e tjera. Në shtetet e eurozonës sipas të dhënave të EUROSTAT çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i Çmimeve të Banesave, në 3-mujorin e tretë të 2022, u rritën me 6,8% dhe me 7,4% në BE krahasuar me të njëjtin 3-mujor të një viti më parë. Rritja e çmimeve në Shqipëri krahasuar me ndryshimet në shtetet e eurozonës dhe vendet e BE-së është 2,5 herë më e lartë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se tendenca e çmimeve të banesave në Bashkimin Europian paraqet diferenca të mëdha mes vendeve të ndryshme, por vetëm tre vende anëtare kanë një rritje të çmimeve të shtëpive më të lartë se Shqipëria. Norma më e lartë e rritjes regjistrohet në Estoni, me 24.2% dhe më tej vijon Hungaria, me 21%, Lituania me 19.3%. Të gjitha vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian kanë një normë rritje më të ulët, duke filluar nga Çekia me 16.6%, deri tek Suedia, me vetëm 1.1%. Ndërkohë, Danimarka është i vetmi vend i BE-së ku çmimet e banesave rezultojnë në rënie, me 2.4%.

Në disa vende, ecuria e çmimeve të banesave është e ndikuar edhe nga inflacionit shumë i lartë. Për shembull, në Turqi (një nga vendet jo anëtare të BE-së që Eurostat raporton statistika) rritja vjetore e çmimeve të banesave arriti në 189% në tremujorin III 2022. Kjo rritje duket më shumë e lidhur me nivelin shumë të lartë të inflacionit (që arriti një rekord prej 85.5% në tetor 2022), se sa me dinamikat e tregut të pronave në vetvete.

Nëse shohim tendencat e ndryshimit së çmimeve gjatë vitit të kaluar, vërehet se norma mesatare e rritjes në BE është në ngadalësim të dukshëm. Në tremujorin I rritja ishte 10.4%, në tremujorin II ajo zbriti në 9.8%, ndërsa në të tretin rënia ishte edhe më e dukshme, në 7.4%. Ngadalësimi i rritjes së çmimeve duket një rrjedhë logjike e rritjes së inflacionit dhe normave të interesit, që ka shtrenjtuar kreditë bankare dhe ka ndikuar negativisht kërkesën.

Për Shqipërinë, kjo tendencë është krejt e kundërt. Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin I 2022 ndryshimi vjetor i indeksit ishte 10.9%, në tremujorin II rritja arriti në 15.3%, ndërsa në të tretin u rrit më tej në 17.6%.

Çmimet dhe ndikimi i amnistisë

Për 2022 çmimet e pronave brenda vijës së verdhë të ndërtimit në kryeqytet u shitën me çmim mbi 1,000 euro për metër katror sipas agjencive imobilare. Ndërtuesit pohuan se niveli i lartë erdhi nga shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe kërkesës së lartë.

Por miratimi i mundshëm i ligjit të amnistisë fiskale pritet të nxisë edhe më tepër rritjen e kërkesës për pronat e shtrenjta. Ekspertët e tregut thonë se në këtë situatë ndërtuesit nuk do të hezitojnë të rrisin çmimet edhe për këtë vit.

“Zbatimi i amnistisë fiskale do të sillte rritje të kërkesës dhe të çmimeve. Nëse do të kalojë miratimi i amnistisë në 2023, ata që kanë para informale do të nxitojnë t’i investojnë në ndërtim. Për këtë arsye çmimet do të ngelen në nivele të lartë. Në rast të kundërt flluska e ndërtimit do të çfryhet dhe çmimet e pronave do të bien, pasi ajo pjesë e blerësve që paguajnë me cash do të tërhiqen”, pohon për Monitor Ylli Sula drejtuesi i indeksit Keydata.

Jonian Antoni CEO i kompanisë real state “Century 21 Albania” parashikon stanjacion të çmimeve për 2023, pasi çmimet e larta të apartamenteve vitin paraaradhës ndikuan te rënia e kërkesës.

“Mendoj se tregu shqiptar i pronave dhe sidomos Tirana nuk do të ketë ulje të çmimeve. Ndoshta do të ketë frenim të kërkesës, ndoshta një reflektim të çmimeve, dhe sidomos një pozicionim të tyre duke mos u ngritur më për disa vite, por nuk besoj se në Shqipëri do të ketë ndonjë rënie të çmimit të pronave”.

Sipas një vëzhgimi të Monitor në muajin shtator 2022 çmimet e apartamenteve ishin rritur rreth 40% më shumë se viti 2021. Rritja më e fortë e çmimeve ishte në zonat, si: ish Blloku, ku çmimi maksimal nga 3,500 euro arriti në 5,000 euro për metër katror, Komuna e Parisit ku apartamentet nga 1,700 euro arritën në 2,200 euro për metër katror. Ndërsa çmimet e apartamenteve në kullën pranë Sahatit dhe Rainbow Center te ish Blloku u shitën 5,000 euro për metër katror.

Pas pandemisë, çmimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri janë rritur me ritme shumë të shpejta. Ndër faktorët kryesorë, ekspertët rendisin rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike pas pandemisë, normat e ulëta të interesit dhe ofertën e lartë të kredisë bankare, kërkesën në rritje nga blerësit e huaj ose shqiptarët jorezidentë, por në një masë të madhe edhe pastrimin e parave që burojnë prej aktiviteteve të jashtëligjshme./Monitor.al.

Tags: albanewsekonomirritja e cmimit te banesave
Previous Post

‘Jeni gati të merrni oferta të reja pune!’ Parashikimi i Paolo Fox për datën 11 janar 2023

Next Post

EMRAT/ PD përjashton zyrtarisht nga grupi parlamentar 4 deputetë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
STUDIMI I ISP: KËTA JANË EMRAT MË EFEKTIV NË PD!

EMRAT/ PD përjashton zyrtarisht nga grupi parlamentar 4 deputetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.