Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, e cila ishte një magazinë e kthyer në shtëpi.
Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa viktima është shtetasi me inicialet A.P.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike, ndërsa paraprakisht dyshohet se burri ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Informacion paraprak
Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth 60 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.