Familjet shqiptare e paguajnë energjinë më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit. Eurostat ka publikuar statistikat për çmimin e energjisë për familjarët, duke mos përfshirë taksat që përfshihen në faturën që paguan konsumatori. Sipas Eurostat, një familje shqiptare e paguan energjinë me shtrenjtë se sa Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Raporti nënvizon se edhe bizneset në Shqipëri e paguajnë energjinë më shtrenjtë se rajoni.
“Në vendet e marra në analizë ka ndryshime sa i takon pjesëve përbërëse në një faturë energjie. Pjesa e treguesit të energjisë në faturën përfundimtare ishte më e lartë në Shqipëri me 63% për qind dhe më e ulëta në Serbi me 34%”, shkruhet në të dhënat e publikuara. Raporti analizon edhe kostot e energjisë për konsumatorët e biznesit duke nënvizuar se në Shqipëri ata kanë paguar sërish më shtrenjtë. Çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale ishin në Gjeorgji, ndërsa çmimi më i lartë për konsum industrial u raportua në Shqipëri.