Maqedoni e Veriut- Janë regjistruar 15 viktima, 1,039 persona të infektuar dhe 998 të shëruar me koronavirusin e ri, që shkakton virusi COVID-19.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik i referohen testimit të 3,143 mostrave në 24 orët e fundit.
Në Maqedoninë e Veriut është në fuqi gjendja e krizës andaj shtabi kryesor ka vendosur angazhimin e rreth 300 pjesëtarëve të armatës dhe 150 policë shtesë për sigurimin e objekteve shëndetësore dhe qendrave për koronavirus.