Kosovë- Në Kosovë situata epidemiologjike vazhdon të mos ketë ndryshime, pasi autoritetet regjistrojnë me qindra raste të të infektuarve në baza ditore.
Të mërkurën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike raportoi se gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.651 mostra të testuara, 704 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 9 raste vdekjeje nga COVID-19.