Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico mbrëmjen e sotme në një lidhje me skype në ‘Open’ ka shpjeguar arsyet që e kanë çuar Komitetin Teknik të Ekspertëve për mbylljen e shkollave dhe alternimin e mësimit online me atë fizik.
Ajo tha se kjo gjë është bërë për shkak të infeksioneve respiratore, duke qenë se jemi futur zyrtarisht në stinën e dimrit.
“Shkollat nuk janë vatër e nxehtë. Kjo do të thotë se fëmijët nuk janë transmetues të nivelit të lartë. Por jemi duke hyrë edhe në stinën e ftohtë. Kjo do të thotë se kemi virozat përpara. Kemi shtim të virozave. Jemi futur në një periudhë shumë të ftohtë të dimrit. Në shumë spitale ka pasur shtrime të fëmijëve. Nuk ka asnjë këmbanë alarmi, por fëmijët janë shtruar në spitale. Kanë pasur simptoma të viroza stinore. Nuk është sars-cov 2 por është një masë e marrë që të mos shkojmë drejt një infektimi”, tha Fico.