• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

I riu u gjet i vrarë në pyll, çështja u mbyll si vetëvrasje, por në komisariatin dixhital mbërritën dy denoncime në të njëjtën ditë. Çfarë tha e dashura

25/11/2020
in Aktualitet
0
I riu u gjet i vrarë në pyll, çështja u mbyll si vetëvrasje, por në komisariatin dixhital mbërritën dy denoncime në të njëjtën ditë. Çfarë tha e dashura

Në fund të Tetorit 2020, u transmetua rastin e vetëvarjes së të riut Antonio Karafili në 14 Qershor 2018 në pyllin e Voskopojës. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça.

Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios. Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios, Taverna Mishel.

Në këtë moment, Kejsi kujton, se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

“Me Antonion kemi pasur lidhje dashurie prej 2 vjetësh dhe familjet tona ishin në dijeni. Atë ditë rreth orës 17:00 jemi takuar me xhaxhain tim dhe djalin e tij të vogël përballë një lokali për të sqaruar një sherr midis xhaxhait tim dhe Antonios. Më pas shkuam sërish në Voskopojë dhe ndaluam tek lokali i prindërve të Antonios, taverna “Mishel”. Antonio doli nga makina u ul në një gurë dhe ishte i stresuar e i nervozuar. Ai dyshonte se unë kisha një lidhje të dytë për këtë dhe debatuam. I thashë hajde ikim për në Korçë, por më tha ik ti se unë do të rri këtej. Në qoftë se ka policë në rrugë më merr Misheli në telefon. Mbaj mend se më dha disa sende personale të Antonios, vëllait të tij Mikelit. U takova me vëllain e tij në Korçë tek Shën Mëria dhe morëm, Mozën, mamanë e Antonios. U ngjitëm për në Korçë”, ka dëshmuar ajo.

Ajo, që duket të jetë më shumë vrasje se vetëvrasje, u mbyll si çështje nga prokurorja Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi. Prova dhe detaje të reja provojnë dyshimet e familjarëve, se djalit të tyre i është marrë jeta.

“Stop” ka mësuar, se ditën e fatkeqësisë, në komisariatin dixhital janë bërë dy denoncime për viktimën Antonio Karafili. Denoncimi i parë raporton, se Antonio vjen vërdallë me armë zjarri dhe i dyti, që Antonio vret veten.

“Unë e kam parë në kompjuter në polici. Minutë pas minute vijnë dy denoncime. E para është në orën 6 pa 2 minuta, ku thotë Andon Karafili qarkullon me armë dhe e dyta pas një minute, thuhet Andon Karafili vret veten me armë”, tha babai i viktimës.

Personi që ka bërë denoncimin e ka quajtur Antoni Karafilin një plehrë, etiketim që na tregon se denoncuesi ka pasur një inat dhe urrejtje për viktimën.

Tek rubrika tjetër informacion shtesë: 1. Denoncuesi deklaron se Andon Karafili vërtitet me armë. Këtu kemi një detaj domethënës tek emri që denoncohet, ku shkruhet Andon dhe jo Antonio ashtu si viktima e ka emrin zyrtarisht. Andon, viktimës i thërrisnin njerëzit e afërt dhe rrethi i ngushtë shoqëror.

Për këtë raportim është çuar për ndjekje një punonjës policie pasi nuk ka bërë asgjë sepse policia e ka marrë vesh ngjarjes disa orë më vonë. Kjo pistë nuk është vazhduar nga prokuroria.

“Që ditën e parë që ka vajtur oficeri i policisë, llafi i parë që më ka thënë: Kot që e ndiqni ngjarjen se e keni të humbur. Oficeri i policisë gjyqësore Genti Xhixho. Na ka thënë, kot që e ndjek sepse e ke të humbur”, tha babai i viktimës. /tvklan

Tags: albanewsvrasje
Previous Post

Elbasani vatër e mësuesve të infektuar, ja sa arsimtarë janë testuar pozitivë në 24 orët e fundit

Next Post

Kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për shkollat/ Flet drejtoresha e ISHP

Related Posts

Çmimet e larta frenojnë konsumin e karburanteve

Nafta në bursa bie në nivelet e para luftës, në Shqipëri nuk ndryshon

17/08/2022
Patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite! Pas 30 ditësh hyn në fuqi marrëveshja

Patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite! Pas 30 ditësh hyn në fuqi marrëveshja

15/08/2022
Kamioni përplaset me një “BMW” në Fier, plagoset një 27-vjeçar

Kamioni përplaset me një “BMW” në Fier, plagoset një 27-vjeçar

11/08/2022
Tragjedi në lumin Seman, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit! Të njëjtës familje 10 vite më parë iu mbyt një fëmijë

Tragjedi në lumin Seman, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit! Të njëjtës familje 10 vite më parë iu mbyt një fëmijë

11/08/2022
Zhduket Ervis Martinaj, familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

Zhduket Ervis Martinaj, familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

11/08/2022
Mashtronte të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori i një ‘Call Center-i’

Mashtronte të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori i një ‘Call Center-i’

10/08/2022
Next Post
Kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për shkollat/ Flet drejtoresha e ISHP

Kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për shkollat/ Flet drejtoresha e ISHP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Luana Vjollca rrëfen: Donin të më përdhunonin në mes të rrugës

    Luana Vjollca rrëfen: Donin të më përdhunonin në mes të rrugës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen FOTO-t që e reja nga Durrësi shkëmbente me “rrëmbyesin” nga Lushnja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • WhatsApp njofton risitë e reja, ju vendosni se kush do t’iu shohë nëse jeni online, mund të dalësh nga grupet pa e vëne re askush

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zhduket Ervis Martinaj, familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja: Rritet me 5 lekë nafta, nga sot shitet me 221 lekë/litër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Çështja e detit, Meta: Kryeafarë, Rama i kapur, por nuk them dot më shumë në publik

Çështja e detit, Meta: Kryeafarë, Rama i kapur, por nuk them dot më shumë në publik

17/08/2022
73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit, Berisha: Rama hesht për këtë krim

73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit, Berisha: Rama hesht për këtë krim

17/08/2022
Çmimet e larta frenojnë konsumin e karburanteve

Nafta në bursa bie në nivelet e para luftës, në Shqipëri nuk ndryshon

17/08/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.