ATHINË– Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos nuk paraqitet aspak e mirë.
Pasi mundi betejën me Covid dhe mundi të dilte nga spitali “Evangjelismos”, Janullatos ka patur sërish shqetësime shëndetësore si temperaturë të lartë.
91-vjeçari po vazhdon kurimin në shtëpinë e tij në lagjen Psykiko të Athinës, pasi ka ethe dhe temperaturë 37 dhe disa vija. Mesa duket këto janë pasojat shëndetësore që ka lënë virusi në trupin e kryepeshkopit.
Janullatos u prek nga virusi Covid-19 në 11 nëntor dhe një avion ushtarak grek mbërriti në Tiranë për ta transportuar atë drejt Athinës. Ai qëndroi nën kujdesin e mjekëve për 11 ditë ndërsa doli nga spitali pasi u tha se arriti ta mposhtë virusin