Kosovë- Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 764 raste të reja dhe 12 viktima nga koronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 764 raste pozitive.”