Lezhë- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi raportohet se ka ndodhur në autostradën Lezhë – Milot, pasditen e kësaj të diele.
Aksidenti ka ndodhur pranë Ishull Lezhës.
Mësohet se dy automjete kanë përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.
Në harkun kohor të dy javëve, katër aksidente janë shënuar në të njëjtin vend, duke e bërë këtë aks ndër më problematikët në vend.