Doktori dhe shefi i imunologjisë amerikan, Anthony Fauci i bëri thirrje sot presidentit të zgjedhur Joe Biden që të “mbyllë kafenetë sa më shpejt të jetë e mundur, por jo shkollat”.
“Nuk po e them këtë vetëm për të thënë diçka: mbyll kafenetë dhe lëri shkollat e hapura. Ju nuk keni një zgjidhje për të gjitha situatat e mundshme, por siç thashë më parë, fëmijët duhet të kthehen në shkollë, për një arsye”, tha Fauci për Abc News, raporton Independent.
Ai shtoi se “Mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë e fëmijëve në shkollë është që niveli i komunitetit të përhapjes të ulët.”
Doktor Fauci ka pohuar se është i gatshëm të punojë me administratën e re amerikane rreth pandemisë.
SHBA-të deri më tani kanë regjistruar 13.3 milionë të infektuar me koronavirus gjersa kanë vdekur mbi 266 mijë persona.