GREQI-Kryepeshkopi i Athinës, Ieronymos do të dalë sot nga spitali Covid, në të cilin po trajtohet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryepeshkopata, e cila ka thënë se me preferencë të mjekëve, ai do të vazhdojë mjekimin në shtëpi.
Këtë mëngjës, Kryepeshkopi do të bëjë të gjitha ekzaminimet dhe analizat e fundit në mënyrë që të vendosët se kur do të dalë nga spitali. Pas spitalit mjekët kanë dhënë lajmin se, Kryepeshkopi do të mbahet nën kontroll për disa ditë në shtëpinë e ti.
Kryepeshkopi Ieronymos u diagnsotikua pozitiv me Covid-19, në datën 16 nëntor. Ai fillimisht simptomat i tregoi dy ditë më vonë ku dhe u shtrua në spital. Ndërsa para pak ditësh ia u fut nëkujdesi intensiv për arsye parandaluese.