KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e djeshme për kryekomunar të Podujevës. Në një intervistë për Klan Kosova, ai ëshët shprehur se nuk e priste këtë rezultat por pavarsisht të gjithave vota e popullit duhet të respektohet. Më tej, ai tha se LDK ka shumë potencial dhe se në tetorin e vtiti 2021 në zgjedjte komunale do të ofrojë zgjidhje për të marrë kryesimin e Podujevës. Ai gjithashtu tha se njerëzit në Podujevë ishin të prirur që të kërkonin zgjidhje përmes ndryshimeve pasi janë në një kohë krize tani.
“Është një rezultat i papritur, por vota e sovranit meriton te respektohet. Në një gjendje krize, qoftë shëndetësore, sociale apo ekonomike, njerëzit janë të prirur ti kërkojnë zgjidhjet përmes ndryshimeve. Kurse, është dëshmuar se ndryshimet shpesh nuk sjellin rezultate. LDK ka nevojë ta rimendojë qasjen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjve, ka potenciale shumë më të mëdha të kuadrove sesa VV, prandaj mund të ofrojë zgjidhje për ta rikthyer Podujevën qysh në tetorin e vitit të ardhshëm,” tha ai.
Kosova zgjodhi dje dy krerët e rinj të komunave të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut. Kryetari i Komunës së Podujevës është zgjedhur kandidati nga Lëvizja Vetëvendosja Shpejtim Bulliqi me 51.64% të votave. Ndërsa në Mitrovicë të Veriut ka fituar kandidati i Listës Serbe Milan Radojeviq. Kryetarët e këtyre dy komunave do të kenë një mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale në vitin 2021.