GREQI– Ditën e sotme është arrestuar vrasësi i pronarit të një hoteli në Santorini.
Policia e departamentit të Therës gjeti dhe arrestoi një djalë të ri, rreth 20 vjeç, si vrasësin e 69-vjeçarit . Trupi i grekut Nikos Xalari, u zbulua ditë më parë i dekompozuar nga zjarri. Policia greke zbuloi se autor i ngjarjes ishte punonjësi 20-vjeçar shqiptar i Hotelit “Nikos Villas”.
Shqiptari kishte debatuar dhe më pas kishte qëlluar pronarin e tij, për një borxh prej 200 eurosh.
Më pas e kishte lyer trupin me vodka dhe i kishte venë zjarrin. Ai nuk kishte marrë orën e shtrenjtë nga dora e tij e as kishte prekur kasafortën pasi sipas tij nuk kishte qëllim të grabiste, por të merrte vetëm borxhin që pronari i kishte.