• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Akuzat e PD për përdorimin e helikopterit për fushatë/ Forcat Ajrore: Ministrja e Mbrojtjes ka udhëtuar vetëm 4 herë, ligji ia njeh këtë të drejtë

01/12/2020
in Kosova
0
Akuzat e PD për përdorimin e helikopterit për fushatë/ Forcat Ajrore: Ministrja e Mbrojtjes ka udhëtuar vetëm 4 herë, ligji ia njeh këtë të drejtë

Pas denoncimeve të Partisë Demokratike, se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përdor helikopterët e ushtrisë për të udhëtuar në Peshkopi për fushatë elektorale, Ministria e Mbrojtjes i konsideron të pabaza akuzat.

Madje, sipas Ministrisë nxjerrja e numrit të fluturimeve të helikopterit ushtarak përbën vepër penale për shkak se janë të klasifikuara.

“Është pjesë e misionit të Forcës Ajrore, që të sigurojë kapacitetet e nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagim, ndërsa më tej shtohet se çdo pilot ushtarak sipas standardeve të NATO-së e ka për detyrë të kryej 120 orë fluturime në vit.

Në reagim thuhet gjithashtu se gjatë muajve të fundit,  janë kryer 338 fluturime, nga të cilat vetëm 9 kanë pasur si destinacion qarkun e Dibrës.

Ministria e Mbrojtjes thotë se ministrja ka udhëtuar këtë vit vetëm 4 herë me helikopter, përfshirë edhe Qarkun e Dibrës dhe se ligji i njeh të drejtën e plotë të përdorë mjetet e Forcës Ajrore.

Reagimi i plotë: 

Ditët e fundit Forca Ajrore e Republikës së Shqipërisë është përballur me një sulm të pabazë nga përfaqësues të një subjekti politik, të cilët akuzojnë për keqpërdorim të misionit dhe të mjeteve të Forcës Ajrore.

Mes informacioneve të përdorura në mbështetje të këtyre akuzave, përfaqësues të këtij subjekti kanë bërë publike edhe një listë fluturimesh në një qark të Republikës së Shqipërisë, edhe pse nxjerrja e informacioneve të tilla, shumë prej të cilave janë të klasifikuara për shkak të cenimit të sigurisë së FA, përbën një vepër penale që ndëshkohet me ligj.

Në rastin konkret, në funksion të detyrimit të saj ligjor për transparencë e për të informuar qytetarët, të cilët me të drejtë meritojnë të dinë të vërtetën rreth këtyre akuzave, deklarojmë me përgjegjësi të plotë që informacioni i përcjellë në media nga subjekti politik është i pasaktë, qoftë përsa i përket datave të fluturimeve, qoftë përsa i përket destinacioneve, qoftë përsa i përket arsyeve e qoftë përsa i përket personave që kanë udhëtuar në bordin e mjeteve të Forcës Ajrore.

Është pjesë e misionit të Forcës Ajrore, që të sigurojë kapacitetet e nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, të mbështesë operacionet luftarake e jo luftarake, ato të kërkim shpëtimit si dhe të realizojë komandim – kontrollin e mjeteve ajrore në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Për më tepër, është detyrë e saj funksionale të mbajë në gatishmëri mjetet dhe efektivët, të garantojë fluturimet dhe kontrollin e hapësirës ajrore, transportin për nevoja të FA, emergjencat civile, emergjencat mjekësore ajrore dhe asistencën përmes fluturimeve për Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Ne respekt të opinionit publik sqarojmë se:

Çdo pilot operacional i FA, sipas standardeve të NATO-s ka detyrimin të kryejë minimalisht 120 orë fluturimi në vit, për të njohur terrenin, ushtruar detyrën dhe njohuritë si pilot, dhe për të ndihmuar në mirëmbajtjen e mjeteve ajrore. Ky detyrim respektohet në mënyrë rigoroze përmes fluturimeve stërvitore dhe detyrave funksionale,  çdo ditë e çdo javë në qytete të ndryshme të vendit, siç ka ndodhur dhe do të ndodhë përsa kohë ky është një standard i NATO dhe si i tillë aplikohet në çdo vend anëtar të aleancës!

Në përputhje me misionin dhe detyrat e Forcës Ajrore, gjatë muajve të fundit janë kryer 338 fluturime. Nga të cilat vetëm 9 kanë pasur si destinacion qarkun e Dibrës. E përsërisim, vetëm 9 dhe jo 22, siç pretendon subjekti politik, nga të cilat, 4 kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore dhe pjesa tjetër emergjenca civile dhe trajnim rutinë i pilotëve të Forces Ajrore.

329 fluturime të tjera kanë pasur si destinacion Kukësin, Tropojën, Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Elbasanin, Kucovën, Beratin, Korçën, Gjirokastrën, Vlorën, Sarandën, Fierin dhe Tiranën.

Theksojmë se përgjatë gjithë vitit 2020, Ministrja e Mbrojtjes, edhe pse ligji i njeh të drejtën e plotë të përdorë mjetet e Forcës Ajrore në çdo kohë e për çdo detyrë, e ka përdorur këtë të drejtë ligjore vetëm 4 herë në një vit, për të udhëtuar drejt qarqeve Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër, qarqe ku ndodhen edhe detashmentet rajonale te mbrojtjes së Forcave të Armatosura.

Këto 338 fluturime përbëjnë vetëm 22% të planit vjetor dhe të zërit buxhetor të parashikuar për fluturimet stërvitore! Nëse do të përdornim matematikën e subjektit politik, për vetëm 338 fluturimet që janë kryer, vlera financiare do të kishte qenë plot 15 herë më e madhe se sa i tërë buxheti vjetor i FAj për zërin fluturime stërvitore, i cili aktualisht është 78% i parealizuar.

Forca Ajrore jo vetëm nuk ka shpërdoruar fondet dhe njerëzit e saj për arsye politike por në kushtet e një viti të vështirë si pasojë e pandemisë, ka treguar përgjegjshmëri kundrejt qytetarëve duke përdorur me shumë kujdes e pa asnjë abuzim kapacitetet e saj njerëzore dhe financiare.

Përdorimi dhe përbaltja e efektivëve të FA në emër të luftës politike është e papranueshme. Forcat e Armatosura janë sot institucioni që gëzon besimin e qytetarëve shqiptarë dhe kjo është arritur pikërisht falë ndaljes së abuzimeve dhe shpërdorimeve që e kishin goditur aq rëndë reputacionin e tij gjatë dekadave të tranzicionit.

Pas denoncimeve të Partisë Demokratike, se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përdor helikopterët e ushtrisë për të udhëtuar në Peshkopi për fushatë elektorale, Ministria e Mbrojtjes i konsideron të pabaza akuzat.

Tags: albanewsForcat ajrore
Previous Post

Shkollat në Kosovë mbyllen më 18 dhjetor, Hoti: Rinisin më 18 janar. Kemi vendosur nën kontroll përhapjen e pandemisë

Next Post

Nesër skadon ora policore për kufizimin e lëvizjes pas 22:00! Çfarë do të vendosin ekspertët?

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Nesër skadon ora policore për kufizimin e lëvizjes pas 22:00! Çfarë do të vendosin ekspertët?

Nesër skadon ora policore për kufizimin e lëvizjes pas 22:00! Çfarë do të vendosin ekspertët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Mjeku psikiatër, Neli Demi

    “INFLAMACIONET DHE MUNGESA E OKSIGJENIT NË TRU”/ PSIKIATRI I NJOHUR TREGON FAKTORËT E VETËVRASJEVE NË SPITALE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • SPAK arreston “fshesaxhiun” e bashkisë/ Kush është Indrit Rusi i ndaluar për vrasjen e Klod Saliut

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.