Komiteti teknik i ekspertëve është mbledhur përsëri për të informuar qytetarët mbi situatën e epidemisë dhe masat anticovid. Në deklaratën e përbashkët të komitetit është njoftuar se masat e vendosura 3 javë më parë do të mbeten në fuqi.
Pas analizës së risqeve dhe ecurisë së epidemisë në vend mbeten në fuqi vendimet:
Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
Të ndalohen konfrencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë
Universitetet do të vijojnë të qendrojnë online
Mësimi në 9-vjeçare dhe gjimnaze do të vijojë i alternuar