Greqi- Qeveria greke ka shtyrë ‘lock-down-in’ deri më 14 dhjetor.
Lajmi është aprovuar nga zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas i cili ka deklaruar se javën e ardhshme kryeministri grek do të dërgojë një mesazh të ri për ecurinë e situatës dhe lockdown.
Në lidhje me vaksiminim kundër covid-19, Petsas ka theksuar se do të jetë falas për të gjithë, do të bëhet vullnetarisht, ndërsa Greqia do të ketë 1.018 qendra vaksinimi për të vaksinuar 2.117.440 qytetarë në muaj, duke filluar nga personeli i Shëndetësisë, moshat mbi 65 vjeç, persona me sëmundje anësore e në vijim të tjerët.