Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu ka publikuar fotot e disa mjekëve nga spitalet COVID, duke shtuar se stafet mjekësore janë në krye të detyrës.
Manastirliu thekson se ata janë duke sfiduar sëmundjen, lodhjen e gjithçka tjetër, madje edhe fyerjet e ndokujt që për fat nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre. Por shton se stafet mjekësore në spitalet COVID kanë mirënjohjen e një populli.
Postimi i plotë:
Stafet tona mjekësore në Covid 1, Covid 2, Covid 3 dhe tani në Covid 4 janë në krye të detyrës.
Sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën, ndonjëherë fyerjet e kujt për fat, nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre.
Por kanë falënderimet prej zemrës së kujtdo që, falë përkushtimit të tyre, ia ka dalë të fitojë në luftën për jetën.
Kanë mirënjohjen e një populli.