• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Përdori 22 herë helikopterin e FA për të shkuar në Dibër”, Strazimiri: Olta Xhaçka duhet të ndiqet penalisht!

04/12/2020
in Aktualitet
0
“Përdori 22 herë helikopterin e FA për të shkuar në Dibër”, Strazimiri: Olta Xhaçka duhet të ndiqet penalisht!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri e ka kthyer sërish vëmendjen tek denoncimet e PD se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka udhëtuar 22 herë me helikopterin e FA, në drejtim të Dibrës, për takime elektorale.

Në një deklaratë për mediat, Strazimiri thotë se Xhaçka duhet të ndiqet penalisht, pasi ka shpërdoruar detyrën dhe fondet publike, ndërsa sipas tij një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar nga detyra.

“Është fatkeqësi për këtë vend, që një mjet i tillë modern, me 27 vende në bord, që do të duhej të përdorej për operacione shpëtimi, për emergjenca apo misione stërvitore, të keqpërdoret nga një shoqe partie për të bërë mbledhje me personazhet kriminalë të dosjes 184”, shprehet ndër të tjera Strazimiri.

Deklarata e plotë:

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi këto ditë atë qe opozita ka thënë prej disa muajsh se Qeveria e Shqipërisë është e fundit për ndihmën financiare ndaj familjeve dhe biznesit.

E fundit për t’u dhënë qytetarëve, por e para për te vjedhur per vete, për të shpërdoruar taksat dhe për të abuzuar me pushtetin.

Olta Xhaçka, Ministrja e Mbrojtjes, është rasti tipik i këtij abuzimi.

Ajo ka përdorur helikopterin ushtarak operacional, si taksi për të shkuar për mbledhje partie në Dibër, në qarkun ku e ka deleguar Edi Rama si drejtuese politike.  

Në vend që helikopteri të rrijë në gatishmëri për të marrë të sëmurë diku larg, Olta Xhaçka e perdor për të shkuar në Asamblenë e Partisë Socialistë në Dibër.

Në vend që helikopteri të rrijë në gatishmëri për çdo emergjencë që mund të ndodhë, Olta Xhaçka e perdor për të shkuar në ahengjet e Shqipëria që duam…

Asnjë prej tyre nuk është detyrë funskionale e Ministrit të Mbrojtjes.

Olta Xhaçka ka shpërdoruar detyrën dhe fondet publike, prandaj ajo duhet të ndiqet penalisht.

Një kryeministër normal, do të duhej ta kishte shkarkuar menjëherë nga detyra.

Ne kemi provuar me fakte, me data, me pamje filmike, se sa herë Xhacka ka shkuar në Dibër për mbledhje partie ne 2 muajt e fundit, ne kulmin e pandemisë, ajo ka përdorur si taksi helikopterin ushtarak operacional.

Është fatkeqësi për këtë vend, që një mjet i tillë modern, me 27 vende në bord, që do të duhej të përdorej për operacione shpëtimi, për emergjenca apo misione stërvitore, të keqpërdoret nga një shoqe partie për të bërë mbledhje me personazhet kriminalë të dosjes 184!

10 ditë pas denoncimit të shpërdorimit të detyrës, Olta Xhaçka nuk ka gjetur ende kurajon të flasë!

Akoma nuk u ka thënë shqiptarëve që vuajnë për bukën e gojës, nga mungesa e ilaçeve antikovid, nga mungesa e oksigjenit a shtreterve nëpër spitale, se pse ajo shkon në mbledhje partie me helikopter, duke shpenzuar deri në 10 mijë euro për rrugë.

Të dhënat e reja tregojnë se Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin për të shkuar në mbledhjet e partisë në Dibër, qe kur Edi Rama e delegoi atje. Ka një vit e gjysëm që ajo shpërdoron me qindra miliona lekë për ta përdorur helikopterin si taksi elektorale.

Olta Xhaçka dhe Edi Rama mund të vazhdojnë heshtjen fajtore dhe abuzimin kriminal, por kjo pak rëndësi ka!

Qytetarët e kanë kuptuar se këta janë një hordhi barbarësh që punojnë vetëm për vete.

Qytetarët meritojnë një qeveri funksionale që punon për interesin e tyre, për hapjen e vendeve të punës dhe që kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve

Mjaft më me vjedhje, mashtrime, tallje!

Është koha për ndryshim!

Tags: akuza perdori helikopterin per fushatealbanewsolta xhacka
Previous Post

LSI shtyn mbajtjen e Konventës/ Kryemadhi: Vendimi edhe homazh për ata që kanë humbur jetën nga Covid19!

Next Post

Ministrja Manastirliu poston fotot e mjekëve nga spitalet COVID: Kanë mirënjohjen e një populli !

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Ogerta Manastirliu

Ministrja Manastirliu poston fotot e mjekëve nga spitalet COVID: Kanë mirënjohjen e një populli !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pa asnjë sëmundje shoqëruese, ky është i riu nga Elbasani që vdiq nga koronavirusi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.