Mjeku i qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi po lufton për jetën, pasi është prekur nga koronavirusi.
Ai është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar, ndërsa kolegu i tij, Ilir Alimehmeti bën apel për ndihmë me qëllim përballimin e shpenzimeve.
Teksa ka publikuar edhe numrin e llogarisë, Alimehmeti thotë se doktor Drini sot nuk gjeti dot ndihmën e përshtatshme dhe se shendetesia shqiptare u dorezua para tij.
Postimi i Ilir Alimehmetit
Dr. Drini Dobi, miku, kolegu, pedagogu dhe shefi i sherbimit neurovaskular ne QSUT sot ka nevojen e te gjitheve ne.
Ai qe ndihmoi dhe trajtoi qindra dhe mijera paciente ne vitet e punes se tij, sot nuk gjeti dot ndihmen e pershtatshme per te dhe u detyruar te drejtohet drejt Italise.
Kush mundet te ndihmoje qofte sado pak, me poshte gjen numrin e llogarise se znj. Dobi.
Nese shoqeria ndihmon sot nje mjek te shkelqyer, neser shoqeria merr ndihmen e tij te shkelqyer.
Ju lutem shperndajeni sa me shume kete informacion!
Nuk e kemi ne dore semundjen dhe shendetesia jone u dorezua para tij ne rastin e Dr. Drinit, por ndoshta shendetesia italiane arrin atje ku nuk mundemi ne, por ne mund ta ndihmojne te perballoje kostot e saj.