• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Për herë të parë në histori sigurohen mostra nga përbërja e brendshme e një asteroidi

06/12/2020
in Botë
0
Për herë të parë në histori sigurohen mostra nga përbërja e brendshme e një asteroidi

Një mision hapësinor japonez për të mbledhur mostrat e para të përbërjes së brendshme të një asteroidi (trup qiellor) ka sjellë rezultat të suksesshëm, pasi kapsula që mbante materialin u ul në mënyrë të sigurt në një zonë shkretinore të Australisë së jugut.

Anija kozmike Hayabusa 2 lëshoi ​​kapsulën e vogël të shtunën dhe e dërgoi atë drejt Tokës për të dorëzuar mostrat e marra nga brendësia e sipërfaqes së asteroidit të mbiquajtur “Ryugu”, nga i cili u nis një vit më parë rreth 300 milionë kilometra larg nga Toka.

Kjo është hera e parë në historinë e studimit të hapësirës që arrihet të mblidhen mostra të brendësisë së sipërfaqes së një asteroidi, mostra të cilat mund të dëshmojnë për përbërjet minerare, rrezatimet, prejardhjen, zhvillimin dhe historinë e mundshme të vetë sistemit diellor.

Hayabusa2 preku dy herë sipërfaqen e asteroidit “Ryugu”, së pari për të mbledhur mostra pluhuri në muajin shkurt 2019, dhe më pas për të kryer punën më të vështirë, atë të mbledhjes së materialit nëntokësor, gjë që mundi ta kryejë me sukses në korrik të po vitit të shkuar.

Për ta bërë këtë anija kozmike shpërtheu një krater në sipërfaqen e asteroidit para se të ulej në të.

“Ryugu” në japonisht do të thotë “Pallati i Dragoit”, çka në Japoni është i njohur prej emrit të një kështjelle në fund të detit e përcjellë prej një përralle popullore.

Kapsula që mbante ngarkesën e çmuar hapësinore u ul me sukses në një zonë shkretinore të Wommeras, një qytezë kjo pak e populluar në Australinë e Jugut.

Agjencia Japoneze e Eksplorimeve Hapësinore (JAXA) tha se ekipi i saj i kërkimit e gjeti kapsulën në zonën e parashikuar të uljes.

Kapsula, e bërë në formën e një tigani, me diametër rreth 40 centimetra, u gjet pas dy orësh kërkimi.

Ajo zbriti nga 220,000 kilometra lartësi pasi u nda nga Hayabusa 2 në një operacion sfidues që kërkonte kontroll të ndërlikuar.

Zyrtarët e JAXA thanë se shpresonin të kryenin një inspektim paraprak të sigurisë në një laborator Australian dhe ta sillnin kapsulën përsëri në Japoni në fillim të javës së ardhshme.

Kthimi i kapsulës me mostrat e para në botë të asteroideve për përbërjen e tyre vjen një javë pasi anija kozmike OSIRIS-REx e Agjencisë Amerikane të Aeronautikës (NASA) bëri me dije kapjen e suksesshme të mostrave sipërfaqësore nga asteroidi Bennu.

Ndërkohë, Kina njoftoi këtë javë për arritjen me sukses të misionit të saj për mbledhjen e mostrave nën-sipërfaqësore të Hënës.

Kështu gara për zhvillimin e njohurive rreth hapësirës duket se po zgjohet sërish vitet e fundit.

JAXA shpreson të gjejë të dhëna se si materialet shpërndahen në sistemin diellor dhe lidhen me jetën në Tokë.

Për anijen kozmike Hayabusa 2, ky nuk është fundi i misionit, që filloi në vitin 2014.

Tani ajo po shkon drejt një asteroidi të vogël të quajtur 1998KY26 në një udhëtim të planifikuar për të marrë së paku 10 vite kërkime të mundshme, duke përfshirë gjetjen e mënyrave për të parandaluar meteoritët që të godasin Tokën./EuroNews Albania/

Tags: albanewsbotemisione hapesinorestudimi i asteroideve
Previous Post

COVID-19 në Berat/ Mbyllen përkohësisht Reparti i Kirurgjisë dhe i Urgjencës

Next Post

Alimehmeti apel për ndihmë: Mjeku i QSUT u prek nga Covid dhe po lufton për jetën në Itali, ta ndihmojmë të përballojë kostot!

Related Posts

Ish-bashkëshortja e Jeff Brezos, i jep fund beqarisë pas dy viteve, martohet me mësuesin e fëmijve të saj

Ish-bashkëshortja e Jeff Brezos, i jep fund beqarisë pas dy viteve, martohet me mësuesin e fëmijve të saj

08/03/2021
Paralajmërimi i UNICEF: Kriza e koronavirusit mund të rezultojë me “miliona martesa të fëmijëve”

Paralajmërimi i UNICEF: Kriza e koronavirusit mund të rezultojë me “miliona martesa të fëmijëve”

08/03/2021
U miratuan në Gjermani javën e kaluar/ Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

U miratuan në Gjermani javën e kaluar/ Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

07/03/2021
Gjermanët nuk mbajnë më! Të lodhur nga pandemia, duam pushime

A janë prekur më shumë nga koronavirusi emigrantët në Gjermani?

07/03/2021
Aksident i rëndë në Egjipt/ Kamioni përplaset me mikrobusin, vdesin 18 persona, plagosen 5 të tjerë

Aksident i rëndë në Egjipt/ Kamioni përplaset me mikrobusin, vdesin 18 persona, plagosen 5 të tjerë

07/03/2021
OBSH autorizon AstraZeneca, i hap rrugën shpërndarjes së dozave

Austria pezullon vaksinimin me AstraZeneca, një viktimë dhe një i sëmurë

07/03/2021
Next Post
Alimehmeti apel për ndihmë: Mjeku i QSUT u prek nga Covid dhe po lufton për jetën në Itali, ta ndihmojmë të përballojë kostot!

Alimehmeti apel për ndihmë: Mjeku i QSUT u prek nga Covid dhe po lufton për jetën në Itali, ta ndihmojmë të përballojë kostot!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ulet avioni i parë në pistën e Aeroportit të Kukësit, Balluku: Ditë e shënuar!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • A do të ketë mbyllje pas orës 18:00? Flet Albana Fico: Asnjë masë nuk do të …

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Foto ilustruese

E RËNDË/ Makina përplas motorin në Divjakë, 2 persona humbin jetën

08/03/2021
Ish-bashkëshortja e Jeff Brezos, i jep fund beqarisë pas dy viteve, martohet me mësuesin e fëmijve të saj

Ish-bashkëshortja e Jeff Brezos, i jep fund beqarisë pas dy viteve, martohet me mësuesin e fëmijve të saj

08/03/2021
Rama njofton largimin e Eglantina Gjermenit nga Partia Socialiste

Rama njofton largimin e Eglantina Gjermenit nga Partia Socialiste

08/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.