Vaksina është e vetmja shpresë që do të fikë njëherë e përgjithmonë koronavirusin po cila është ajo e duhura dhe që ka efektin më të mirë? Për profesorin dhe anëtarin e Komitetit për Vaksinën anti-COVID, Genc Sulçebe të gjithë vaksinat e krijuara deri tani, përfshirë Pfizer dhe Moderna, janë të mira dhe të besueshme. Në një intervistë në “5 pyetje nga Babaramo”, Sulçebe u shpreh se sa më shpejt të bëhet vaksina aq më parë do i themi pandemisë lamtumirë. Sulçebe tha se njerëzit nuk kanë pse të kenë frikë nga vaksina pasi ajo nuk shkakton dëme në organizëm, pasi ajo jep reagimin imunitar që duhet ndaj COVID-19 dhe më pas largohet nga trupi duke u degraduar. Edhe ato efekte anësore si dhimbje koke, këputje apo temperaturë janë të përkohshme pa dëme në organizëm.
Sulcebe tha se efikasiteti i vaksinës anti-covid është tepër i lartë 95%, më shumë se vaksina e gripit që është 50-60 %, ndërsa shtoi që personi që bën injeksionin e parë i duhet 3-4 javë që të fitojë imunitetin ndaj COVID, ndërsa ë injeksionin e dytë bëhet nxitja më e madhe e këtij imuniteti duke luftuar ehde më fort virusin.
Vaksina do të bëjë fikjen e pandemisë, sa më shpejt aq më mirë. Vaksinat janë disa dhe implementimi i tyre është një faktor i rëndësishëm tani. Mendoj se te gjitha vaksinat janë të besueshme dhe kushdo që do të vije në Shqipëri të vij sa më shpejt, pasi të gjitha kanë një efekt të mirë dhe janë të besueshme. Nuk kemi pse të kemi frikë nga vaksina, pasi ajo futet në organizëm, nxit imunitetin dhe më pas degradon ikën, nuk ka asnjë pasojë në organizëm, nuk kanë efekte të dëmshme. Në injeksionin e dytë që duhet 3-4 javë diferencë ka disa efekte anësore si lodhje, këputje, temperaturë, por të përkohshme. Efekti shkon në 95 % e vaksinës anti-COVID, që është shumë i lartë, më e lartë se ajo e gripit që e ka 40-60 %”, tha Sulçebe.