• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Po flet pa logjikë fare”/ Debat i ashpër midis ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ekspertes së PD

07/12/2020
in Aktualitet
0
“Po flet pa logjikë fare”/ Debat i ashpër midis ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ekspertes së PD

Është shoqëruar me debate të forta diskutimi në emisionin “Real Story” në News24, mbi situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Mjekja Liljana Ramasaço, e cila është njëkohësisht dhe eksperte e PD për Shëndetësinë, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masat e nevojshme në kohën e duhur për parandalimin e përhapjes së infeksionit, duke mos bërë testime.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja, i cili është shprehur se edhe Gjermania apo vende te tjera të fuqishme, që bënin me mijëra testime në javë, përfunduan në “lock-down”.

Pjesë nga debati në studio:
Ramasaço: Këta nuk kanë prioritet që të sëmurët mos t’i mbajnë nëpër ambulanca me orë të tëra, por kanë prioritet që pasi të shërohen t’i çojnë nëpër spitale. Ndërkohë që ata që kurohen në shtëpi janë me qindra, mjekimin e blejnë vetë, mjeku i ndjek privatisht dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën. Jo më larg që edhe sot kanë dalë fakte të tjera, një ditë pasi ne nxorëm shifrat e Shkodrës, ku viktimat ishin më shumë seç raportohen nga MSH, sot kanë dalë për Bashkinë e Tiranës, me më shumë viktima nga sa raportohen.

Balla: Për çfarë shërbejnë testimet, kur ne kemi transmetim komunitar?

Ramasaço i drejtohet Kojës: Ti zotëri nuk ke testuar, nuk e di sa është shkalla dhe përhapja e infeksionit.
Koja: Po flet pa logjikë fare.Ramasaço: Ti s’ke përgjigje për këtë. Pse ndërhyn?
Koja: Nëse ju nuk e dini strategjinë, nuk është faji im. Nuk e dini ju strategjinë e testimeve, se unë e di shumë mirë.
Ramasaço: Po flasim për një numër në rritje të infektuarësh, që normalisht shoqërohet me rritjen e të shtruarve në spital. Nëse unë jam një person kontakti dhe nuk testohem, por jam asimptomatike, unë do të infektoj 10 persona të tjerë, se do të shkoj në punë. Ndaj duhet testimi, për të ulur shifrat e pandemisë. 100 mijë testime të shpejta nuk janë një shifër për t’u mburrur. Ne kemi thënë që minimumi numri i testeve duhet të shkojë 8 mijë, kur ke 800 të infektuar. Për këtë duhet të fillojë dhe mjeku i familjes.

Koja: Epo c’të them unë kur ju nuk jeni të apdeituar. Ti s’je në sistem fare, ke ikur nga sistemi. Ti po gënjen.
Ramasaço: Të lutem mos më fyej, kujt i thuaj gënjen, po ç’e për të fyer….
Koja: Sot ka nisur testimi i shpejtë.
Ramasaço: Nesër do të nisë.

Koja: Mos bëj më zhurmuesen, se paske zë metalik. Sot kanë nisur testet e shpejta. Kjo përralla e testimeve ‘të testojmë sa më shumë’, do me thënë se edhe Gjermania që bënte përpara 3 mijë testime në javë, apo edhe shtete të tjera të fuqishme, në lock-down përfunduan. Testimet dhe vdekjet janë kthyer në kauzë për opozitën. Testimet do të vazhdojnë të rriten, këtë e them fuqishëm. Testet e shpejta janë një lëvizje brilante, sepse në 5 ditët e para kanë një efektivitet 100% për diagnostikim.

Vënë në qendër mjekun e familjes dhe çdo ditë do të jenë pacientët përkatës që suspendohen nga mjekët e familjes dhe çohen për të bërë testet e shpejta pa radhë dhe me përgjigje të shpejtë. Duan apo s’duan ta pranojnë këtë, kjo është situata dhe ky është realiteti. Kjo është një ndihmë shumë e madhe për spitalet, sepse realisht tregon kush duhet çuar në spital dhe kush duhet të vazhdojë trajtimin në shtëpi. Sigurisht që nëse do të ishte bërë, më herët do të ishte më mirë për tërë botën. Nëse Kina do ta kishte raportuar më herët virusin, do të ishin bërë shumë gjëra. Më herët do të ishin bërë shumë gjëra më mirë.

Ramasaço: Pas 9 muajsh, më në fund e kuptuat se është i nevojshëm testimi.
Koja: Të lutem nuk jam këtu për debat me ju, por për të sqaruar shqiptarët. Situata e testimeve është kjo që është, kjo punë ka marrë fund, normal që është shtuar muaj pas muaji. Testimet e shpejta do të japin një ndihmë shumë të madhe, dhe padyshim do të ndryshojë në mënyrë radikale situata.

Tags: albanewscovid19opozitaqeveria
Previous Post

Sulçebe : Vaksinat anti-COVID të besueshme, mos kini frikë! Janë më efektive se të gripit! Imuniteti fitohet pas 1 muaji

Next Post

Haradinaj: Në kohën e UÇK-së kam qenë engjëll i vendit që më ka dërguar Zoti, në politikë jo

Related Posts

Vetëvaret me litar në shtëpi 55-vjeçari në Gjirokastër!

Çfarë fshihte viktima e sotme në Durrës, ‘kalvari’ i zbardhjes së identitetit

24/01/2021
I masakruar me breshëri kallashnikovi, ja kush është i riu që u vra në Durrës

I masakruar me breshëri kallashnikovi, ja kush është i riu që u vra në Durrës

24/01/2021
LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë 32-vjeçari në Durrës

LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë 32-vjeçari në Durrës

24/01/2021
Ndrangheta priste emërimin e qeverisë shqiptare: Nëse hyn Ministri ai i yni, do të firmosë kontratën

Ndrangheta priste emërimin e qeverisë shqiptare: Nëse hyn Ministri ai i yni, do të firmosë kontratën

24/01/2021
Nga nesër urgjencat e Tiranës i pret ‘Shefqet Ndroqi’/ Gazetari: Rënie e shkallës së pozitivitetit

COVID-19/ 5 viktima dhe 833 raste të reja në 24 orët e fundit

24/01/2021
Godina e SPAK

Përgjimet e Ndragheta-s/ SPAK do kontaktojë me autoritetet italiane

24/01/2021
Next Post
Haradinaj: Në kohën e UÇK-së kam qenë engjëll i vendit që më ka dërguar Zoti, në politikë jo

Haradinaj: Në kohën e UÇK-së kam qenë engjëll i vendit që më ka dërguar Zoti, në politikë jo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Vetëvaret me litar në shtëpi 55-vjeçari në Gjirokastër!

Çfarë fshihte viktima e sotme në Durrës, ‘kalvari’ i zbardhjes së identitetit

24/01/2021
I masakruar me breshëri kallashnikovi, ja kush është i riu që u vra në Durrës

I masakruar me breshëri kallashnikovi, ja kush është i riu që u vra në Durrës

24/01/2021
LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë 32-vjeçari në Durrës

LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë 32-vjeçari në Durrës

24/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.