Kuçovë- Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Kuçova, ku një 57- vjeçar ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3 vitesh.
Burime pranë DPV Berat bëjnë me dije se vajza 10-vjeçe me inicialet A.D, gjatë denoncimit të kryer sot në polici, ku ishte e shoqëruar nga prindërit dhe një psikologe, ka shpjeguar gjithë historinë e abuzimit 2-vjeçar.
Pas kryerjes së veprimeve përkatëse proceduriale, policia e Beratit ka arrestuar sot 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”.