• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Basha në tregun e Vlorës: Ja keni pirë lëngun premtimeve të pambajtura

09/12/2020
in Politikë
0
Basha në tregun e Vlorës: Ja keni pirë lëngun premtimeve të pambajtura

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Vlorë, ku ndalesën e parë e pati në tregun e improvizuar të fruta-perimeve.

“Ju në Vlorë ja keni pirë lëngun premtimeve të pambajtura”, u shpreh kryedemokrati para tregtarëve dhe qytetarëve, ndërsa përsëriti zotimin për kufizim në dy të mandateve të qeverisë së ardhshme.

Tregtarët thanë se janë lënë në mëshirë të fatit nga bashkia dhe qeveria duke mos marrë asnjë masë për t’i ardhur në ndihmë.

Pjesë nga biseda

“Të lodhur jemi. Tejet të lodhur. Nuk kemi as kushte, asnjë gjë. Jemi në mëshirë të allahut. Bie shiu s’kemi strehë. Fryn era s’kemi strehë. Rrimë në diell gjithë beharin në diell”, – shprehet një prej tregtarëve.

“Gjithë kjo sakrificë, po rrimë për bukën e gojës. Jemi bërë ujë. Kemi ardhur që në orën 4, do vemi ujë në shpi. Asnjë kusht, asnjë gjë. Taksat një për një se vjen polici, na nxjerr nga puna. Gjithë kjo punë dhe jemi në zero në çdo gjë. Malli po na prishet, e hedhim poshtë. Nuk e di sesi do vejë halli ynë”, – thotë një tjetër prej tregtarëve që duhet të shesë në mes të baltës e ujit pa asnjë kusht.

“Ishim tek tregu na hoqën na sollën këtu në mëshirë të Allahut, edhe çadrat që ngritëm erdhi na i mori na i hodhi atje edhe rrimë në mëshirë të Allahut këtu. Puseta këtu unë këtu, uji kalon, këmbët uji kam ardhur që në orën 4. Kushtet janë.. në ujë në shin a janë bërë këmbët uji, kam ardhur që në orën 4, po rrimë këtu, taksat një për një. Kam 30 vjet paguaj taksa. Duam treg”, – thotë një zonjë ndërsa pret mes erës e shiut të shesë ndonjë produkt.

Edhe qytetarët vlonjatë janë të revoltuar, jo vetëm me gjendjen e tregut, por më shumë me situatën e rëndë ekonomike.

“Kot sa të psonisim fëmijët kanë ikur të gjithë. Kemi mbetur zall të gjithë. Çmimet në qiell, kot, kot sa rrimë ne këtu. 18 mijë lekë asistencë marr unë. Urdhëro çfarë do marrë unë me 2 mijë lekë?! 18 mijë lekë dhe vetë i katërti. As nuk marrin diçka tjetër. Gruan e kam të sëmurë, paguaj qira, drita, ujë”, – thotë një qytetar ndërsa blen 2 mijë lek të vjetra disa gjëra për familjen.

Lulzim Basha tha se qeveria e ardhshme do bëjë gjithçka që kjo situatë të ndryshojë jo vetëm për tregun e Vlorës, por për Vlorën dhe të gjithë Shqipërinë.

“Kështu nuk shtyhet dot më. U bënë 8 vite me gënjeshtra, me premtime që s’janë mbajtur asnjëherë. Kështu nuk shtyhet më asnjë ditë më shumë. Tani e kemi vetë në dorë, se populli e ka vetë në dorë ta ndryshojë qeverinë, të bëhemi bashkë. Ju në Vlorë ja keni pirë lëngun premtimeve të pambajtura, por të jeni të sigurt, po kështu kudo në Shqipëri, nga i pari tek i fundit. Nga deputeti i parë, kryeministri tek kryetari i bashkisë shohin vetëm interesat e tyre prandaj është gjendja kështu.

Do bëjmë gjithçka për ta ndryshuar. Dhe ndryshimi është shumë afër. Edhe unë të garantoj që qeveria e re që do të vijë, edhe ajo do t’i ketë mandatet e kufizuara. Kush nuk i bën dot punët për 8 vite, nuk ka fytyrë, nuk ka gojë të kërkojë edhe 4 vite të tjera. Mrekullira nuk premtojmë por do punojmë për njerëzit. Do punojmë për njerëzit, do punojmë për ju. Dhe ju do të keni pushtetin për të ndryshuar qeverinë sa herë që nuk punon për ju. Sa herë që mendon për vete”, – tha kreu demokrat.

Tags: lulzim bashatregu i fruta perimevetregu i vloresvlore
Previous Post

“O djali ndalo pak”/ Thirrja që çoi në vrasjen e Klodian Rashës, ndjekja këmba-këmbës dhe shpresat tek kamerat (dinamika e plotë e ngjarjes)

Next Post

E rëndë!/ Abuzonte me të miturën prej 2 vitesh, arrestohet 57- vjeçari në Kuçovë

Related Posts

Basha: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në rajon, meritojnë më shumë

Basha: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në rajon, meritojnë më shumë

07/03/2021
Yuri Kim u dërgon mesazh krerëve të partive 24 orë para mbylljes së listave të deputetëve

Yuri Kim u dërgon mesazh krerëve të partive 24 orë para mbylljes së listave të deputetëve

07/03/2021
“Kartolina më e bukur për 7 Marsin!” Deputeti Vullnet Sinaj shpreh mirënjohjen për gjithë mësuesit. Takim me mësuesen e tij të parë

“Kartolina më e bukur për 7 Marsin!” Deputeti Vullnet Sinaj shpreh mirënjohjen për gjithë mësuesit. Takim me mësuesen e tij të parë

07/03/2021
Bindja Demokratike hap fushatën: Ndryshimi nis nga Shkodra

Bindja Demokratike hap fushatën: Ndryshimi nis nga Shkodra

07/03/2021
Basha rikthen Eduard Halimin, zgjidhet koordinator politik i PD: Nuk kandidoj për deputet

Basha rikthen Eduard Halimin, zgjidhet koordinator politik i PD: Nuk kandidoj për deputet

07/03/2021
Monika Kryemadhi

Kryemadhi uron mësuesit për 7 mars: Misionarët e të mirës, na mësuan për të qenë të duruar dhe modestë…

07/03/2021
Next Post
Foto ilustruese

E rëndë!/ Abuzonte me të miturën prej 2 vitesh, arrestohet 57- vjeçari në Kuçovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ulet avioni i parë në pistën e Aeroportit të Kukësit, Balluku: Ditë e shënuar!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • A do të ketë mbyllje pas orës 18:00? Flet Albana Fico: Asnjë masë nuk do të …

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Çfarë fshihet pas pushimeve luksoze të Dhurata Dorës?!

Çfarë fshihet pas pushimeve luksoze të Dhurata Dorës?!

07/03/2021
Basha: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në rajon, meritojnë më shumë

Basha: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në rajon, meritojnë më shumë

07/03/2021
U miratuan në Gjermani javën e kaluar/ Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

U miratuan në Gjermani javën e kaluar/ Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

07/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.