• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

A JANË ZGJEDHJET NË SHBA SI ZGJEDHJET NË SHQIPËRI?

08/11/2020
in Kosova
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Nga Gjergj Erebara

A janë zgjedhjet amerikane si ato tipike shqiptare, me komisionerë që fusin vulën në xhep kur nuk duan që të numërohen votat apo me Komision Qendror Zgjedhjesh që e bën të zezën të bardhë për të favorizuar partinë që i ka emëruar anëtarët e saj? Apo, akoma më tutje, me prokurorë që bëjnë sikur janë sëmurë kur bëhet fjalë për të hetuar krimet zgjedhore dhe gjyqtarë që nuhasin nga anon pushteti për t’i dhënë “drejtësinë” më të fortit?

Përgjigjet për të gjitha këto pyetje ka gjasa që janë në të gjitha rastet “jo!” Zgjedhjet amerikane nuk janë si këto shqiptaret. Dhe sistemi politik amerikan është shumë i ndryshëm nga ai shqiptar. Këto janë disa tipare të sistemit amerikan.

Çdo amerikan mund të vetëdeklarohet sipas dëshirës nëse është demokrat apo është republikan apo diçka tjetër. Si të tillë, ata vetëregjistrohen në zyrat zgjedhore për të votuar në zgjedhjet primare se kë prej kandidatëve të secilës parti duan të mbështesin që të garojë në zgjedhje. Me pak fjalë, partitë politike amerikane janë parti pa anëtarësi të tillë si partitë shqiptare. Kjo bëri që Donald Trump të vetëdeklarohej dhe të regjistrohej si republikan, pastaj si demokrat, pastaj si reformator, pastaj si i pavarur dhe në fund si republikan – parti me të cilën u bë president. Nëse një shqiptar dëshiron të regjistrohet si, fjala vjen, demokrat apo socialist, karriera e tij politike vështirë se do të kalojë rojën e derës së partisë pa lejen e kryetarit. Por te partitë politike amerikane është e shenjtëruar që partia është një gjë dhe kandidati është një gjë tjetër. P.sh., a ju thotë gjë emrat Tom Perez dhe Ronna McDaniel? Ka gjasa që jo. Por Perez është kryetar i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe Mc Daniel është kryetare e Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane. Asgjë e tillë nuk ndodh në Shqipëri për shkak se trashëgimia historike dhe shpirtërore këtu duket se është ajo e babait të kombit, kryetarit të partisë që është gjithçka, edhe kryetar, edhe kryeministër.

Nëse pesë vetë mblidhen në një kafene, në një kishë apo në një park dhe vendosin të angazhohen në politikë, ata krijojnë një caucus. [Link] Përmes kësaj, ata prezantojnë te partitë përkatëse një problem, një shqetësim, një ide apo një kandidat. Kjo është mënyra kryesore e politikëbërjes në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asnjë kufizim në politikëbërje. Fjala ka dalë nga emri i një klubi në Boston ku disa njerëz mblidheshin për të diskutuar politikë. Ne kemi në politikën shqiptare një term së largu të ngjashëm, por pak të njohur: Fraksionet. Në Partinë Socialiste, diku nga vitet 2000, ka pasur një si tip debati për “legalizimin” e fraksioneve brenda partisë. Vetë termi sugjeron që në fakt, fraksionet janë të paligjshme dhe duket se mbetën të tilla. Në Partinë Demokratike ka pasur një farëlloj propozimi të ngjashëm, i cili dukshëm nuk çoi asgjëkundi.

Shtetet e Bashkuara janë shtet federal dhe të qenit shtet federal do të thotë se secili shtet anëtar ka të drejtën të bëjë ligje. Si të tilla, shtetet kanë ligjet, rregullat dhe procedurat e veta në administrimin e zgjedhjeve. Në disa qarqe, kryetari i komisionit të organizimit të zgjedhjeve zgjidhet me votim, në disa të tjera ka formula të tjera. Por parimi se organizatori i zgjedhjeve është i pavarur nga palët garuese është ai që është brendësuar prej të gjitha kohërave.

Në SHBA drejtësia është efektive, në Shqipëri, voton për pushtetin. Historia e shkurtër e zgjedhjeve shqiptare na tregon se si reminishencë e jetës nën komunizëm, gjyqtarët shqiptarë janë shërbyes të pushtetit më shumë se sa kufizues dhe mbikëqyrës të pushtetit. Në vitin 2001, në një nga zgjedhjet më të pista të historisë së vendit, Gjykata Kushtetuese e vendit i dha të drejtë vetes të rishpërndante një të tretën e të gjitha mandateve parlamentare në atë që u pa nga  ndërkombëtarët si “zbatim jokonsistent i standardeve”, dhe “tregim anësie” ndaj partisë në pushtet. Kjo ngjan e kuptueshme në kushtet kur një pjesë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të asaj kohe ishin emëruar nga Partia Socialiste (njëri ishte në post me dekret të Ramiz Alisë). Në zgjedhjet aktuale në SHBA, Andrew Hanen, një gjyqtar konservator nga Teksasi, i emëruar në pozicion nga republikani George W. Bush, refuzoi kërkesën e Partisë Republikane të Teksasit që të mos numëroheshin 127 mijë vota. Gjyqtari nuk u bind nga argumenti i republikanëve se mënyra e hedhjes së votës mbarte rrezikun e manipulimit të saj. Morali i fabulës: pavarësisht se çfarë je dhe kush të ka emëruar, një gjyqtar është i pavarur.

Zgjedhjet janë një punë plot telashe në të gjithë botën dhe në zgjedhjet amerikane ka plot hile, zvarritje, sfida gjyqësore etj. Por ndryshe nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara kanë kulturën e institucioneve të pavarura, parimin e shenjtërisë së votës dhe ndëshkimin në rast abuzimesh. Dhe nëse sheh zgjedhjet amerikane nga njëra anë dhe zgjedhjet shqiptare nga ana tjetër, mund të thuash se vonesat dhe telashet në SHBA janë produkt i demokracisë ndërsa në Shqipëri janë reminishencë e shoqërisë totalitare të kohës së komunizmit.

Tags: albanewsgjergj erebarazgjedhjet ne shbazgjedhjet ne shqiperi
Previous Post

ITALI/ KAPET SHQIPTARI ME KOKAINË, I SEKUESTROHEN EUROT DHE APARATET CELULARË

Next Post

BYPASS-I I SHKODRËS I ZVARRITUR PREJ NJË DEKADE

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
BYPASS-I I SHKODRËS I ZVARRITUR PREJ NJË DEKADE

BYPASS-I I SHKODRËS I ZVARRITUR PREJ NJË DEKADE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.