• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

A PO SHKOJMË DREJT KARANTINËS SË DYTË?

30/10/2020
in Aktualitet
0
A PO SHKOJMË DREJT KARANTINËS SË DYTË?

Covid-19 duket se nuk po ndalet në mbarë botën. Shifrat e pandemisë janë përkeqësuar sërish ditët e fundit, ndërsa numri i vdekjeve po kap shifrën e 500 rasteve fatale. Deklarata e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që paralajmëroi përzgjedhjen e personave që do të trajtohen në spitalet covid është shenjë se pandemia do të përkeqësohet ndërsa kapacitetet spitalore janë në maksimumin e tyre tashmë prej kohësh. Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi vendimin për mbylljen e universiteteve në muajin e ardhshëm.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situaten dhe risqet, kemi vleresuar situaten në rajon dhe Europë, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezenceë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes, duke vlerësuar situatën ne dinamikë. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.

Në të njëjtën kohë, një nga zonat më të populluara në Tiranë, tek ish-blloku mund të merren masat për mbylljen e bareve dhe të lokaleve që vazhdojnë të jenë të mbipopulluara.

“Njëkohesisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.

Tirana mbetet vatra kryesore e infeksionit me gati 4 mijë e 500 të infektuar aktivë, nga 8 mijë e 800 që janë gjithsej në vend. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave jane perqendruar ne Tiranë. Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerësojnë se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura.

Një mbyllje e dytë është përjashtuar në vazhdimësi nga autoritetet, por duket se rritja e shifrave ka bërë që të nisin masat paraprake për parandalimin e përhapjes së covid-19. Thirrja për mbajtjen e maskës duket se nuk e ka ulur numrin e të infektuarve, ndërsa një karantinë e dytë po bëhet gjithnjë e më e afërt. Në disa vende të Bashkimit Europian, vala e dytë e infeksionit ka detyruar rikthimin e karantinës ose marrjen e masave të pjesshme.

Gjermania dhe Franca po zbatojnë disa forma të izolimit kombëtar, teksa kontinenti përballet me rritje të numrit të personave të infektuar dhe të vdekur me koronavirus. Nga e premtja, njerëzit në Francë lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për punë të dosmodoshme dhe arsye mjekësore.

Masat në Gjermani janë më pak të ashpra sesa ato të Francës, por, megjithatë përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave dhe teatorve. Ndonëse Gjermania ka raportuar për shkallë më të ulët të infektimit me koronavirus sesa shumë vende tjera në Evropë, së fundmi shkalla në rritje e përhapjes ka alarmuar qeverinë.

Tags: covid19karantinemasat e reja kufizuese
Previous Post

FRIKA NGA COVID-19, SHQIPTARËT SHTOJNË KURSIMET, REKORDI I 9 VITEVE TË FUNDIT

Next Post

PARALAJMËRON OBSH: IZOLIMET KOMBËTARE DUHET TË JENË OPSIONI I FUNDIT

Related Posts

EMRI/ Identifikohet 31- vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash në mes të Vlorës

Pamje të rënda/ MOMENTI i ekzekutimit të Taulant Beqirajt, 31-vjeçari ra menjëherë në tokë pas plumbave

03/03/2021
“Fundi i një epoke, iku Krajka, po kush mbeti?!”/ Zhani Ciko: Ishte besnik i këngës shqiptare!

“Fundi i një epoke, iku Krajka, po kush mbeti?!”/ Zhani Ciko: Ishte besnik i këngës shqiptare!

03/03/2021
Edvin Prifti

U lirua 15 ditë pas arrestimit, ZBARDHET kërkesa që dorëzoi mjeku Edvin Prifti para gjykatës?

03/03/2021
Skandali me sanitaren/ Reagon ashpër ‘Shefqet Ndroqi’: Të befasuar nga veprimi korruptiv dhe ç’njerëzor. Të kryhet hetimi!

E rëndë! /Së shpejti do të martohej, COVID-19 i merr jetën 27-vjeçares nga Berati

03/03/2021
Tritoli në makinën e Gjon Menës/ ZBARDHET dëshmia e Enver Jamakut: Gjergj Cukali më premtoi 30 mijë euro

Tritoli në makinën e Gjon Menës/ ZBARDHET dëshmia e Enver Jamakut: Gjergj Cukali më premtoi 30 mijë euro

03/03/2021
Sekuestrohen 3 kg kanabis dhe doza kokaine, në pranga 3 persona

Sekuestrohen 3 kg kanabis dhe doza kokaine, në pranga 3 persona

03/03/2021
Next Post
Foto ilustruese

PARALAJMËRON OBSH: IZOLIMET KOMBËTARE DUHET TË JENË OPSIONI I FUNDIT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ulet avioni i parë në pistën e Aeroportit të Kukësit, Balluku: Ditë e shënuar!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zyra e deputetit Vullnet Sinaj/ Rasti i veçantë që mori zgjidhje falë juristëve të zyrës në Vlorë: Shkolla merr emrin e patriotit të vendit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

OBSH autorizon AstraZeneca, i hap rrugën shpërndarjes së dozave

Miliona doza të AstraZeneca, pse Gjermania ndryshon radhën e vaksinimit, ja çfarë do ndodhë tani

03/03/2021
Dënimi i Nicolas Sarkozy, DW: Në Francë nuk është askush mbi ligjin

Dënimi i Nicolas Sarkozy, DW: Në Francë nuk është askush mbi ligjin

03/03/2021
Fitoi gjyqin kundër medias britanike, Meghan Markle kompensohet me shumën marramendëse

Fitoi gjyqin kundër medias britanike, Meghan Markle kompensohet me shumën marramendëse

03/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.