• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

A të duhet shkolla në Shqipëri?! Papunësia është më e ulët tek ata me arsim 8-9 vjeçar!

13/01/2021
in Aktualitet
0
A të duhet shkolla në Shqipëri?! Papunësia është më e ulët tek ata me arsim 8-9 vjeçar!

TIRANË– Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të mbetesh i papunë, në krahasim me dikush që ka vetëm arsim 8-9 vjeçar. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shkalla e papunësisë për personat që kanë mbaruar vetëm 8-9 vjeçaren është më e ulëta nga gjithë të tjerët, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Për meshkujt me arsim 8-9 vjeçar, norma e papunësisë në fund të tremujorit të tretë 2020 ishte 9.2%, ndërsa për femrat 9.5%. madje për meshkujt ka pasur një ulje të kësaj norme gjatë kohës së pandemisë, nga 9.4% të regjistruar në tremujorin e tretë 2019. Ndërsa për femrat është rritur ndjeshëm, në krahasim me 7.3%, që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Papunësia më e lartë rezulton tek ata që janë më arsim të mesëm, që për meshkujt është 13.4% dhe për femrat 14.4%. Edhe arsimi i lartë nuk ndihmon shumë për të gjetur punë, sidomos për femrat. Sipas INSTAT, në fund të tremujorit të tretë 2020, norma e papunësisë te meshkujt me arsim të lartë ishte 11%, ndërsa te femrat kjo përqindje arrin në 13.1%.

Sipas ekspertëve, kjo dukuri ka lidhje me dy faktorë

-Së pari, vendi ka si avantazh konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe si rrjedhojë, kompanitë prodhojnë dhe eksportojnë kryesisht produkte me vlerë të shtuar të ulët (si psh fasoni) për të cilat nuk nevojitet fuqi punëtore e kualifikuar.

-Së dyti, personat me arsim 8/9 vjeçar janë më pak të angazhuar në tregun e punës, duke pasur një shkallë të lartë inaktivitetit dhe si rrjedhojë ata nuk konsiderohen të papunë. Sipas INSTAT, në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit të dytë. Më i lartë ky tregues është për ata që kanë arsim 8/9 vjeçar, me 50%, më pas me arsim të mesëm (37%), ndërsa është shumë më i ulët për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, ku vetëm 24% e tyre kanë zgjedhur të mos punojnë.

Treguesi i papunësisë ndër të arsimuarit shqiptare tregon se shkolla nuk ka lidhje me tregun e punës. Sipas INSTAT, rezulton se pjesa më e madhe e të rinjve preferojnë të studiojnë “Shkencat sociale, biznes dhe ligji”, teksa nevojat e tregut në shërbime, bujqësi dhe fason.

Sistemi arsimor dhe tregu i punës prej vitesh janë në një rreth vicioz, teksa bizneset akuzojnë qeverinë se nuk po përgjigjet me sisteme arsimore që i vlejnë tregut të punës. Nga ana tjetër në qarqet universitarë profesorët mendojnë se bizneset shqiptare nuk po zhvillojnë degë të ekonomisë që kërkojnë kualifikim të lartë.

Një pjesë e madhe e studentëve apo të rinjve që mbarojnë shkollën universitetet, sot punojnë në sektorin e call-center.

Mungesa e vendeve të punës me vlerë të shtuar, që kërkojnë angazhimin e profesionistëve dhe paguajnë mirë, vlerësohet si një nga arsyet se pse ka një emigracion të shtuar të njerëzve të aftë. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016.

Burimi: INSTAT

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsarsimimiinstatpapunesiashkolla e larte
Previous Post

Rriten shifrat e infektimeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 520 raste të reja, 12 viktima në 24 orë

Next Post

‘Një aksident i vogël në punë mund të sjellë pasoja të mëdha’, horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme

Related Posts

I biri qëlloi me thikë 5 besimtarë në xhami, flet babai: Djali në depresion, nuk piu ilaçet

I biri qëlloi me thikë 5 besimtarë në xhami, flet babai: Djali në depresion, nuk piu ilaçet

19/04/2021
Emrat/ Gjithçka nisi tek shkallët e xhamisë, si plagosi pa mëshirë me thikë 5 persona autori

Emrat/ Gjithçka nisi tek shkallët e xhamisë, si plagosi pa mëshirë me thikë 5 persona autori

19/04/2021
Sulm me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, 5 të plagosur

Sulm me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, 5 të plagosur

19/04/2021
Shpërthimi tritoli në Fushë-Krujë, shoqërohen në komisariat disa persona

Shpërthimi tritoli në Fushë-Krujë, shoqërohen në komisariat disa persona

19/04/2021
Rreth 7 milionë persona vaksinohen kundër Covid-19 në Britani

Këtë javë nis vaksinimi për punonjësit e transportit! Ulen infeksionet, mbyllet edhe spitali Covid 3

19/04/2021
20-vjeçares i shkrumbojnë makinën “Smart” në Durrës

Digjen gjatë natës dy automjete! Ja dyshimet. Makinat ishin në pronësi të…

19/04/2021
Next Post
Horoskopi 2021

'Një aksident i vogël në punë mund të sjellë pasoja të mëdha', horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Flluska e mbylljes së basteve sportive, biznesi i paligjshëm që po lulëzon online

    INVESTIGIMI/ Nga pikat e rimbushjes së celularëve deri tek udhëtimi drejt Maqedonisë, mënyrat që shqiptarët luajnë online

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Infektimi për herë të dytë nga COVID-19: Mos i injoroni këto simptoma

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kontrollorët turq në Rinas, 13 eurodeputetë ‘shuplakë’ Ramës, LETËR KE-së: U vu në rrezik siguria e njerëzve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vaksinimi në vend/ Mësohet se cila kategori do të marrë dozat e para në fundjavë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Greqia heq karantinën dhe hap kufijtë për turistët, zbulohen rregullat e reja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Nga arrestimi i të atit deri tek njohja me Ronaldon, Georgina së shpejti në Netflix

Nga arrestimi i të atit deri tek njohja me Ronaldon, Georgina së shpejti në Netflix

19/04/2021
Terrorizoi qytetin amerikan dhe vrau 3 persona, policia identifikon autorin

Terrorizoi qytetin amerikan dhe vrau 3 persona, policia identifikon autorin

19/04/2021
Miliarderi Bill Gates bën parashikimin: Kur do të ndodhë pandemia e ardhshme

Bill Gates, zbulon arsyen pse ka blerë 1.000.000 hektarë tokë

19/04/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.