jë aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur këtë mesditë, në qytetin e Belshit.
Policia njofton se mjeti tip “Volkswagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan, është përplasur me një motoçiklet, me drejtues shtetasin S. B., i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.
“Në askin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volkswagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin S. B., banues në fshatin Dëshiran.Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçiklet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimore ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktu të aksidentit”, njofton policia.