Një grua ka ndërruar jetë dhe shtatë persona të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi paraditen e së dielës në fshatin Radavc të Pejës. Policia ka treguar se dyshohet që aksidenti është shkaktuar nga një shtetas i huaj, i cili është arrestuar.
“Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.