Greqi- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Bëhet me dije se Dritan.S 30 vjeç dhe Foti M. 28 vjeç, po udhëtonin me një motoçikletë, në afërsi të Meçovos në Janinë, ku kishin ngarkuar edhe 60 kg kanabis, kishin armë dhe 2 mijë euro.
Dy shqiptarët u aksidentuan, menjëherë policia greke i pikasi shqiptarët dhe u afrua që t’i ndihmonte. Atyre u dha ndihmë një bashkëpunëtor tjetër dhe u mundua që t’i largonte nga vendi i ngjarjes me makinë, por efektivët i ndoqën pas sepse dyshonin.