• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Akuza dhe asnjë përparim, në takimin dy ditor Kosovë-Serbi në Bruksel

08/07/2021
in Kosova, Rajon
0
Akuza dhe asnjë përparim, në takimin dy ditor Kosovë-Serbi në Bruksel

Delegacionet e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE kanë akuzuar njeri-tjetrin për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura Kosovë-Serbi.

Në Bruksel për dy ditë radhazi u takuan delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, por nuk u shënua asnjë përparim.

Të dyja palët akuzuan njera-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të deritashme. I ngarkuari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, diskutimet e delegacioneve në Bruksel që i zhvilloi edhe ndarasi edhe bashkë. Ai i quajti ato përmbajtësore.

“Diskutime të gjera për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në drejtim të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Lajçak në  Twitter.

Pala serbe nuk ka përmbushur detyrimet

Pala kosovare e kryesuar nga zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që është i ngarkuar me çështjen e dialogut, tha se në takim është diskutuar për marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut dhe për vërejtjet që kanë palët në lidhje me zbatimin e tyre.

“Ne kemi parashtruar vërejtjet tona për marrëveshjet në lidhje me hapat e deritanishëm të Serbisë, përshembull për marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes, pastaj marrëveshjen e fusnotës, pasi kemi parë që pala serbe nuk i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj këtyre marrëveshjeve”, tha zëvëndëskryeministri Bislimi.Serbia: Asociacioni kusht mbi kushtet

Nga ana tjetër edhe pala serbe e kryesuar nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se pala kosovare asnjëherë gjatë bisedimeve nuk e përmendi çështjen e të zhdukurve ose formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ne u kemi thënë atyre se Asociacioni është kusht mbi kushtet nëse duam të ecim më tej. Asociacioni nënkupton realizimin e të gjitha të drejtave të qytetarëve serbë, sepse incidente të shumta janë vetëm provë se sa i nevojshëm është formimi i tij”, tha Petar Petkoviq.

Sipas tij, Serbia i ka përmbushur pothuajse të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut dhe se ankesat e delegacionit të Kosovës kishin të bënin kryesisht me çështje teknike të zbatimit të tyre.

Ndonëse vetë Lajçak më herët tha, se takimet e delegacioneve kosovare dhe serbe në Bruksel janë parapërgatitje për takimin e radhës të nivelit të lartë ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit në fund të korrikut, nuk u përmend data e saktë e këtij takimi.

Asociacioni mbetet pika ndarëse

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë pika më e fortë ndarëse në dialogun Kosovë-Serbi. Serbia insiston në formimin e Asociacionit, por kjo refuzohet në mënyrë kategorike nga Prishtina zyrtare.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sërish ka deklaruar se nuk mund të ketë Asociacion të Komunave mbi baza etnike dhe sipas tij kjo është përcaktuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

Tags: brukseldelegacionet e kosoves dhe serbisedialogu kosove -serbitakimi dy ditor kosove serbi
Previous Post

Rikthehet i nxehti afrikan. Temperaturat arrijnë deri në 41 gradë

Next Post

‘Për ty që s’mbete asnjëherë në tokë pas një rrëzimi’, Rozana Radi ka një urim special për ditëlindjen e saj

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
‘Për ty që s’mbete asnjëherë në tokë pas një rrëzimi’, Rozana Radi ka një urim special për ditëlindjen e saj

‘Për ty që s’mbete asnjëherë në tokë pas një rrëzimi’, Rozana Radi ka një urim special për ditëlindjen e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.