KANADA-Manjati i pasurive, Peter Nygard është arrestuar ditën e hënë nga policia për akuzat e përdhunimit, drogës dhe trafikimit të adoleshentëve në Kanda. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat thonë se ai kishte abuzuar me pasurinë dhe me ndikimin që kishte për të joshur adoleshentët. Dailymail shkruan se Nygard vajzave të reja 14 vjeçe i premtonte se mund t’i bëntë modele dhe u kërkonte që të kryenin veprime deviante.
Në lidhje me këtë janë pyetur edhe “të dashurat e tij”, të cilat thanë se ai i çonte ato në klube nate dhe i detyronte që të kryenin orgji me persona të huaj. Autritetet kanë bërë të ditur se abuzimi seksual ka zgjatur që nga viti 1995 deri në këtë vit.
Miliarderi Nygard momentalisht është në paraburgim në Kanda ku pritet që të ektradohet për në New York. Aktakuza e tij është 24 faqe dhe përmban të gjitha abuzimet që ai ka bërë për 25 vite.