Vjenë- Para pak minutash në qendër të Vjenës ku edhe ka ndodhur sulmi terrorist janë parë një numër i madh makinash policie.
Qytetarë të shumtë kanë reaguar të shqetësuar pas zhurmës së madhe të sirenave të afro 20 automjeteve të cilat kishin shkuar për të ndërhyrë.
Megjithatë gjithçka ka dalë të jetë një alarm i rremë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë policia austriake, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen pasi ka qenë vetëm një informatë false.
Vjena ende s’po gjen qetësi pas sulmit terrorist të para dy ditëve ku mbeten të vdekur pesë persona dhe u plagosen disa të tjerë.